Përshëndetje nga Kamboxha!
Bashkohu me Margonë dhe Paolon teksa udhëtojnë nëpër botë për të mësuar rreth fëmijëve të Atit Qiellor.
Kamboxha është një shtet në Azinë Juglindore. Ka më shumë se 15 milionë njerëz.
Lundrim i Qetë
Njerëzit përdorin varka që quhen sampans për të udhëtuar në lumenj dhe liqene.
Miq të Besimeve të Tjera Fetare
Më shumë se 95 përqind e njerëzve në Kamboxhë ndjekin një fe që quhet budizëm. Këta murgj budistë veshin veshje portokalli për të treguar besimin e tyre.
Një Gjuhë Zyrtare
Ky është emri i Kishës në kmerisht, gjuhën zyrtare në Kamboxhë.
Ndihmësja e të Korrave
Orizi është një nga ushqimet bazë në Kamboxhë. Kjo vajzë po ndihmon për të vjelë oriz në një fushë të lagësht që quhet orizore.
Tempulli i Parë
Tempulli i parë në Kamboxhë u njoftua në tetor të vitit 2018. Anëtarët e Kishës atje ishin shumë të lumtur.