Eja, Më Ndiq Veprimtaritë
Për mbrëmjen e shtëpisë, studimin e shkrimeve të shenjta ose thjesht për argëtim.
Danieli në Gropën e Luanëve
Për kapitujt te Daniel 1–6
Historia: Profeti Daniel lutej çdo ditë. Disa burra xhelozë e mashtruan mbretin që të bënte një ligj të keq. Këdo që i lutej Perëndisë, do ta hidhnin në një gropë me luanë. Danieli u lut prapëseprapë. Atë e hodhën në gropën e luanëve, por Perëndia dërgoi një engjëll për ta mbrojtur atë. (Shih Daniel 6.)
Kënga: “Dua t’Jetoj Ungjillin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 72)
Veprimtaria: Priti kukullat për gishtat në faqen 17 dhe përdori për të treguar historinë e Danielit në gropën e luanëve. Përse është gjë e mirë të lutesh?
Jezusi u Ringjall
Për kapitujt tek Osea 1–6; 10–14; Joel
Historia: Osea ishte një profet. Ai dha mësim se Jezu Krishti do të vdiste dhe do të ringjallej. Kjo bëri që ne të mund të jetojmë sërish. (Shih Osea 13:14.)
Kënga: “Jezusi a Jetoi Sërish?” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 45)
Veprimtaria: Ngaqë Jezu Krishti u ringjall, ne do të jetojmë të gjithë sërish një ditë. Gjej fotografi të pjesëtarëve të familjes që kanë vdekur. Trego histori për ta.
Çfarë Tha Profeti?
Historia: Profeti Amos dha mësim: “Sepse Zoti, Zoti, nuk bën asgjë, pa ua treguar sekretin e tij shërbëtorëve të tij, profetëve” (Amos 3:7). Kjo do të thotë që Jezu Krishti u flet profetëve të Tij sot.
Kënga: “T’Falemi, Per’ndi, për Profetin” (Himne, nr. 13)
Veprimtaria: Lexo atë që tha profeti në konferencë në faqen 2. Çfarë na tha ai? Vizato një figurë që tregon gjërat që ai dha mësim.
Jona dhe Peshku i Madh
Historia: Zoti e thirri Jonën që t’u jepte mësim njerëzve të Ninives. Por Jona kishte frikë. Ai u largua. Një peshk i madh e gëlltiti atë! Pas tri ditësh peshku e nxori jashtë. Jona u pendua dhe u dha mësim njerëzve. (Shih Jona 1–4.)
Kënga: “Ndiqe Profetin” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 58, strofa 7)
Veprimtaria: Dil jashtë dhe gjej disa gurë, gjethe ose shkopinj. Përdori ato që të bësh një figurë për Jonën dhe peshkun e madh.