“Emrat e Shumtë të Jezusit”, Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Miku, Dhjetor 2022
“Emrat e Shumtë të Jezusit”
Mesazhi i Përmuajshëm i Revistës Miku, Dhjetor 2022
Emrat e Shumtë të Jezusit
Shumë profetë dhanë mësim rreth Jezu Krishtit. Ata thanë se Ai do të lindte për të na treguar se si të jetojmë. Ata përdorën shumë emra për të dhënë mësim rreth Tij.
Ndonjëherë në shkrimet e shenjta Jezusi quhet Emanuel. Ky emër do të thotë “Zoti me ne”.
Jezusi quhet edhe Mesia. Mesia do të thotë “i vajosuri”. Jezusi vdiq për ne që ne të mund të jetojmë përsëri me Perëndinë.
Jezusi është Shpëtimtari ynë. Ai na shpëton nga mëkatet tona dhe nga vdekja.
Një emër tjetër për Jezusin është Princi i Paqes. Kur jemi të frikësuar ose të mërzitur, Ai mund ta na ndihmojë të ndiejmë paqe nëpërmjet Frymës së Shenjtë.
Unë e dua Jezu Krishtin. Unë mund të mësoj në shkrimet e shenjta rreth jetës dhe dashurisë së Tij.
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, December 2022. Albanian. 18318 101