“Jezusi na Tregoi Udhën”, Miku, gusht 2023, f. 4–5.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Miku, Gusht 2023
Jezusi na Tregoi Udhën
Ilustrimet nga Dan Burr
Jezu Krishti është Biri i Atit Qiellor. Ai erdhi në tokë për të na treguar se si mund të kthehemi tek Ati Qiellor një ditë. Jezusi u pagëzua. Ai na mësoi se edhe ne duhet të pagëzohemi.
Jezusi na tregoi se si të jetojmë. Ai e donte dhe e ndihmoi çdo njeri. Ai dëshiron që ne ta ndjekim Atë.
Jezusi i ndjeu të gjitha vuajtjet tona dhe vuajti për mëkatet tona. Më pas Ai vdiq për ne. Kjo quhet Shlyerja e Jezu Krishtit. Ai u ringjall. Kjo do të thotë që Ai sot jeton! Për shkak të Jezu Krishtit, edhe ne do të jetojmë përsëri pasi të vdesim.
Jezusi i bëri të gjitha këto gjëra për ne ngaqë Ai na do. Për shkak të Tij, ne mund të jetojmë me Atin tonë Qiellor dhe familjet tona një ditë.
Ne mund ta ndjekim Jezusin duke u pagëzuar. Gjithashtu mund ta ndjekim Atë çdo ditë kur i duam dhe i ndihmojmë njerëzit e tjerë dhe i zbatojmë urdhërimet e Tij.
© 2023 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly Friend Message, August 2023. Albanian. 19046 101