2022
Stacioni i Zbavitjes
Janar 2022


“Stacioni i Zbavitjes”, Për Forcën e Rinisë, Janar 2022.

Stacioni i Zbavitjes

Mënyra për të Mbajtur Lidhjet

Takimi ballë për ballë është një mënyrë e shkëlqyer për t’u lidhur me të tjerët. Por nuk mund të takohemi gjithmonë ballë për ballë. Ja disa veprimtari virtuale për zbavitje që ia vlen të merren parasysh gjatë këtij viti për të ngushtuar hendekun midis veprimtarive të bëra ballë për ballë. Falënderojmë Sara F. nga Kalifornia, SHBA, që na i dërgoi këto veprimtari.

  1. Dërgoni me postë elektronike një hallkë lidhëse të një faqeje për ngjyrosje, shtypeni në letër atë në shtëpi, ngjyroseni dhe shpërndajeni një fotografi të saj me anë të një mesazhi. Më pas shkruajini një shënim argëtues nga pas dhe postojani një shoku ose shoqeje.

  2. Bëni një material filmik 10 sekondash me kërcim argëtues dhe dërgojani një grupi.

  3. Zhvilloni një garë të selfi‑ve me pamje qesharake.

  4. Shikoni retë për figura për të paktën disa ditë përpara një takimi virtual. Çdonjëri bën fotografi të reve që duken si një objekt, më pas tregojani fotografitë njëri-tjetrit dhe shprehni se me çfarë mendoni se ngjajnë retë.

  5. Kryeni një maratonë për veprime shërbimi. Shihni se sa veprime shërbimi mund të bëjë çdo anëtar i grupit tuaj në një javë dhe më pas tregoni historitë tuaja të suksesit.

  6. Shkëmbeni receta të parapëlqyera gatimi. Shfaqeni krijimin tuaj me një material filmik dhe më pas hani së bashku.

  7. Bëni një kërkim për fotografi të fshehura në shtëpi. Bëni një listë me 10 gjëra që duhet t’i gjeni në shtëpinë tuaj. Fiton personi i parë që dërgon me anë të mesazheve një figurë të 10 gjërave.

  8. Bëni një garë virtuale kostumesh me materiale që tashmë i keni në shtëpinë tuaj. Votoni për kostumin më të mirë, më argëtues, më qesharak, etj.

  9. Zhvilloni një maratonë ku jepni përgëzime. Shprehni sa më shumë përgëzime rreth njëri‑tjetrit që të mundeni, gjatë një mbrëmjeje ose madje një shtrirjeje më të gjatë kohore.

A keni gjëra të tjera që do t’ia shtonit kësaj liste? Dërgojini ato te ftsoy@ChurchofJesusChrist.org që të mund t’ua tregoni të rinjve dhe të rejave të tjerë.

Ki Besim tek Zoti me Gjithë Zemër

Vizatoni diçka që lidhet me temën e këtij viti të rinisë.

Tema e rinisë për vitin 2022

Shtegu drejt Synimeve

A keni vendosur disa synime për zhvillimin vetjak si pjesë e programit Fëmijët dhe Rinia për këtë vit? Këtu mund të ushtroheni paksa se si të prekni të katër fushat e mëdha të synimeve. Shihni nëse mund të kaloni nëpër labirint duke i arritur që të katër pikat e kontrollit përpara se të mbërrini në qendër.

e re

Ilustrimi nga Josh Talbot

Vizatime Humoristike

atë dhe bir

A e ka parë ndonjëri raketën time të tenisit?

Val Chadwick Bagley

Zgjidhja për Labirintin

zgjidhja e labirintit