“Shpëtimtari i Vuajtur”, Për Forcën e Rinisë, Prill 2022.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Prill 2022
Shpëtimtari i Vuajtur
Qindra vjet para se të vinte Jezu Krishti, Isaia parashikoi vuajtjet e Tij për mëkatet tona.
i përçmuar dhe i hedhur poshtë
Kur Jezu Krishti erdhi në tokë, disa njerëz besuan tek Ai, por shumica nuk besoi. Madje e shihnin me përçmim dhe shumë e urrenin Atë. Në fund, njerëzit zgjodhën ta torturonin dhe ta vrisnin. (Shih 1 Nefi 19:9.)
Ai mbante sëmundjet tona
Jezu Krishti mori mbi Vete gjithë dhembjen, sëmundjet dhe dobësitë tona. Ai e bëri këtë në mënyrë që të ketë mëshirë për ne dhe të dijë se si të na ndihmojë. (Shih Alma 7:11–13.)
Ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona
Jezu Krishti vuajti për mëkatet tona. Ai e bëri këtë në mënyrë që ne të mund të falemi kur pendohemi. (Shih Doktrina e Besëlidhje 18:11; 19:15–19.)
për shkak të vurratave të Tij ne jemi shëruar
“Vurratat e Tij” janë plagët e Tij. Këto përfaqësojnë të gjitha vuajtjet që Ai duroi për ne, përfshirë derdhjen e gjakut të Tij dhe vdekjen e Tij. Për shkak se Jezu Krishti vuajti për ne, mund të shërohemi sërish. Flijimi i Tij bën të mundur që mëkatet tona të falen. Ndërsa pendohemi dhe përpiqemi t’i mbajmë besëlidhjet tona, Ai na shëron dhe na ndryshon. (Shih Mosia 3:7–11; Nenet e Besimit 1:3.)
© 2022 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, April 2022. Albanian. 18314 101