“Ndihma për të Varfrit dhe të Dëshpëruarit – Pjesë të Shkëputura”, Për Forcën e Rinisë, nëntor 2022.
Ndihma për të Varfrit dhe të Dëshpëruarit
Pjesë të Shkëputura
Shumë nga shërbimet për mirëqenien dhe shërbimi humanitar ndaj bashkëqenieve tona jepen mësim dhe praktikohen nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe nga ne si anëtarë të saj. Për shembull, ne agjërojmë në ditën e parë të çdo muaji dhe kontribuojmë të paktën të barasvlershmen e vakteve të pangrëna për t’i ndihmuar njerëzit nevojtarë në vetë bashkësitë tona. Kisha jep gjithashtu një kontribut shumë të madh për shërbime humanitare dhe shërbime të tjera kudo në botë.
Pavarësisht nga të gjitha ato që bën Kisha jonë në mënyrë të drejtpërdrejtë, pjesa më e madhe e shërbimit humanitar për fëmijët e Perëndisë në mbarë botën kryhet nga persona dhe organizata që nuk kanë asnjë lidhje zyrtare me Kishën tonë. …
Kisha e Jezu Krishtit është e zotuar që t’u shërbejë njerëzve nevojtarë dhe është gjithashtu e zotuar të bashkëpunojë me të tjerë në atë përpjekje. …
Zbulesa moderne na mëson se Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti është “drita e vërtetë që ndriçon çdo njeri që vjen në botë” [Doktrina e Besëlidhje 93:2]. Si rrjedhim, të gjithë fëmijët e Perëndisë janë të ndriçuar për t’i shërbyer Atij dhe njëri-tjetrit në mënyrën më të mirë sipas njohurisë dhe aftësisë që kanë. …
… Më shumë prej nesh duhet ta njohin të mirën e bërë nga të tjerët dhe ta përkrahin atë teksa kemi kohën dhe mjetet për ta bërë këtë gjë. …
Unë dëshmoj për Jezu Krishtin, drita dhe Shpirti i të cilit i udhërrëfejnë të gjithë fëmijët e Perëndisë në ndihmën ndaj të varfërve dhe të dëshpëruarve në mbarë botën.