2023
Nganjëherë ndiej se prindërit e mi më kritikojnë së tepërmi. Si mund t’u përgjigjem me respekt?
Janar 2023


“Nganjëherë ndiej se prindërit e mi më kritikojnë së tepërmi. Si mund t’u përgjigjem me respekt?”, Për Forcën e Rinisë, janar 2023.

Pyetje dhe Përgjigje

“Nganjëherë ndiej se prindërit e mi më kritikojnë së tepërmi. Si mund t’u përgjigjem me respekt?”

Kaloni Kohë së Bashku

Pamja
e re

Prindërit e tu ofrojnë këshillë dhe korrigjim ngaqë të duan dhe dëshirojnë të të ndihmojnë t’ia dalësh mbanë. Kur korrigjimi duket i padrejtë, gjej kohë ta diskutosh vetëm për vetëm me prindërit në një çast kur të dyja palët të jeni qetë. Mund të gjeni një rast kur të dy jeni duke bërë diçka që ju pëlqen ta bëni së bashku, si gatimi ose ushtrimi fizik. Kjo ndihmon që të ftohet Shpirti në bashkëbisedim.

Rebeka M., 17 vjeçe, Merilend, SHBA

Kujtohu që Ata të Duan

Pamja
e re

Nëse kujtohesh që prindërit të korrigjojnë dhe të këshillojnë ngaqë të duan, është shumë më e lehtë ta pranosh korrigjimin e tyre. Nëse bën një lutje të shpejtë për t’i kërkuar Shpirtit që të të ndihmojë të jesh i respektueshëm dhe i përulur, kjo do të të ndihmojë të komunikosh më mirë me ta.

Loren M., 16 vjeçe, Teksas, SHBA

Sinqeriteti Shëron

Pamja
e re

Bashkëbisedimi i mirë dhe i sinqertë mund të zgjidhë të gjitha llojet e konflikteve. Ulu me prindërit dhe bisedo me ta. Thuaju se çfarë të lëndon dhe mbaj vesh për atë që i trishton ose i zhgënjen ata. Kaloni më shumë kohë së bashku dhe kultivoni dashuri e paqe brenda kuadrit të marrëdhënies dhe shtëpisë suaj. Kur je i zemëruar, kërkoji Atit Qiellor që të ta qetësojë zemrën.

Rafaela P., 17 vjeçe, San‑Paolo, Brazil

Thuaju se i Do Ata

Pamja
e re

Mund të përgjigjesh me respekt, edhe pse është e vështirë. Thuaju prindërve se i do, që interesohesh për ta dhe se e di që ata të duan. Vëri në dijeni për gjërat që ata thonë, të cilat të lëndojnë nga ana emocionale, shpirtërore dhe mendore. Lutu vazhdimisht. Ati Qiellor do të të ndihmojë patjetër.

Uelli S., 13 vjeçe, Luanda, Angola

Ata e Shohin Potencialin Tënd

Pamja
e re

Perëndia pret më të mirën nga ne dhe mund ta shohë potencialin tonë të vërtetë. Prandaj Ai kërkon nga ne kaq shumë. Prindërit e tu gjithashtu e shohin potencialin tënd dhe duan më të mirën për ty dhe që t’ia dalësh mbanë. Ata mund të mos jenë të përsosur në mënyrën se si të inkurajojnë të përparosh dhe ti nuk je i përsosur në mënyrën se si do ta arrish atë. Bëj një bashkëbisedim të sinqertë dhe të dashur me prindërit dhe Shpirti do të të udhëheqë që të gjesh mirëkuptim.

Bruki T., 18 vjeçe, Arizona, USA

Ji një Dëgjues i Përulur

Së fundi jam përpjekur të jem dëgjues më i mirë. Përpiqem ta dëgjoj me qetësi atë që kanë për të më thënë prindërit, në vend që të debatoj apo të humb toruan me ta. Duhet shumë durim dhe përulësi, por kjo mund ta forcojë marrëdhënien tënde me prindërit dhe të sjellë më shumë mirëkuptim për të dyja palët.

Kami K., 18 vjeçe, Jutë, SHBA

Shtyp në Letër