2023
Jezu Krishti Është Forca e Prindërve
Maj 2023


Jezu Krishti Është Forca e Prindërve

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Ashtu si Jezu Krishti është forca e rinisë, Jezu Krishti është edhe forca e prindërve. …

Dashuria e një prindi për një fëmijë është një nga forcat më të fuqishme në gjithësinë. Është një nga gjërat e pakta në këtë tokë që vërtet mund të jetë e përjetshme. …

Një anë tjetër e fortë që ju e keni si prind, është mundësia për ndikim të përditshëm, të vazhdueshëm. …

Një mënyrë tjetër e fuqishme se si Zoti i përkrah prindërit, është nëpërmjet dhuratës së zbulesës vetjake. Perëndia mezi pret ta derdhë Shpirtin e Tij për t’i udhërrëfyer prindërit. …

Ndoshta ndihma më e rëndësishme që Jezu Krishti u ofron prindërve, është “ndryshim[i] i madh” i zemrës. Kjo është një mrekulli që i nevojitet secilit prej nesh. …

… Nëpërmjet hirit të Shpëtimtarit, pak nga pak, ju do të zhvilloni më shumë prej vetive që iu nevojiten prindërve: dashuria për Perëndinë dhe fëmijët e Tij, durimi, vetëmohimi, besimi te Krishti dhe guximi për të bërë zgjedhje të drejta. …

Përpjekja jonë për të ndërtuar besim te Jezu Krishti është e përqendruar te shtëpia, me individin në fokus. Dhe është e përkrahur nga Kisha. Përveç sigurimit të shkrimeve të shenjta dhe fjalëve të profetëve, Kisha e Shpëtimtarit ofron shumë burime për t’i ndihmuar prindërit dhe fëmijët që të bëjnë zgjedhje të drejta. …

Në planin e Atit Qiellor, marrëdhëniet familjare kanë për qëllim të jenë të përjetshme. Kjo është arsyeja përse, si prind, ju nuk hiqni dorë kurrë edhe nëse nuk jeni krenarë se si ndodhën gjërat në të shkuarën.

Me Jezu Krishtin, Shëruesin Mjeshtër dhe Shpëtimtarin, gjithmonë mund të ketë një fillim të ri; Ai gjithmonë jep shpresë.

Jezu Krishti është forca e familjeve[,] rinisë [dhe] prindërve.

Shtyp në Letër