2023
Një në Krisht
Maj 2023


Një në Krisht

Pjesë të shkëputura

Pamja
sfond për ekranin

Shkarkoje sfondin për ekranin

Vetëm te Jezu Krishti mund të bëhemi mirëfilli një.

Procesi i bërjes një në Krishtin ndodh hap pas hapi, secili prej nesh e fillon nga vetja. Ne jemi qenie të dyzuara prej mishi dhe shpirti dhe nganjëherë jemi në luftë brenda vetes. …

Jezusi ishte gjithashtu një qenie prej mishi dhe shpirti. Ai u sprovua; Ai na kupton; Ai mund të na ndihmojë që të arrijmë unitet brenda vetes. …

… Të “[veshësh] Krishtin” sigurisht përfshin bërjen e “urdhërimi[t të] parë dhe [të] madh…” [shih te Mateu 22:37–38] zotimin tonë të parë e më të madh dhe, nëse e duam Perëndinë, ne do t’i zbatojmë urdhërimet e Tij.

Uniteti me vëllezërit dhe motrat tona në trupin e Krishtit rritet teksa ia vëmë veshin urdhërimit të dytë, të lidhur në mënyrë të pandashme me të parin, urdhërimit për t’i dashur të tjerët si vetja. …

Kur e “[veshim] Krishtin”, bëhet e mundur që ose t’i zgjidhim ose t’i lëmë mënjanë ndryshimet, mosmarrëveshjet dhe grindjet. …

Për unitetin nuk kërkohet njëjtësi, por njëmend kërkohet harmoni. Ne mund t’i kemi zemrat tona të bashkuara në dashuri, të jemi një në besim dhe doktrinë dhe prapëseprapë të brohorasim për ekipe të ndryshme, të mos biem dakord për çështje të ndryshme politike, të debatojmë për synimet dhe mënyrën e duhur për t’i arritur ato dhe shumë gjëra të tjera të këtij lloji. Mirëpo kurrë nuk mund të kemi mosmarrëveshje ose grindje apo përbuzje për njëri-tjetrin. …

E them përsëri se është vetëm në dhe nëpërmjet besnikërisë sonë individuale ndaj Jezu Krishtit dhe dashurisë sonë për Të, që ne mund të shpresojmë të jemi një; një së brendshmi, një në shtëpi, një në Kishë, si përfundim një në Sion dhe mbi të gjitha, një me Atin, me Birin dhe Frymën e Shenjtë.

Shtyp në Letër