2023
Kur një Njeri i Dashur Ka Vështirësi me Shëndetin Mendor
Shtator 2023


“Kur një Njeri i Dashur Ka Vështirësi me Shëndetin Mendor”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Ndihmë për Jetën

Kur një Njeri i Dashur Ka Vështirësi me Shëndetin Mendor

Ja tek janë pesë ide për t’i mbajtur në mendje kur doni të ndihmoni dikë që po vuan nga depresioni, ankthi ose sfida të tjera emocionale.

Pamja
një grua duke bërë me duar një shenjë në formë zemre

Ilustrimet nga Toby Newsome

Mund të jetë e vështirë të shohësh një mik ose pjesëtar të familjes të përjetojë depresion, ankth ose sfida të tjera të shëndetit mendor. Mund të doni të bëni diçka për të ndihmuar, por nuk jeni të sigurt çfarë të bëni.

Ja tek janë disa ide për t’i mbajtur në mendje teksa merrni parasysh se si ta ndihmoni dikë që ka vështirësi me shëndetin mendor:

1. Ofroni ndihmë.

Pamja
e re duke i dhënë ndihmë një të riu të trishtuar

Nëse po pyesni veten a është më mirë që të ofroni ndihmë apo të qëndroni larg, përgjigjja është: padyshim ofroni ndihmë. Marrëdhëniet e ngushta shoqërore i ndihmojnë vërtet njerëzit që kanë vështirësi me shëndetin mendor. Komunikoni me ta. Shoqërohuni me ta. Mund të jetë diçka e thjeshtë dhe normale, por ofrojeni ndihmën.

2. Mos jepni këshillë, përveç se kur jua kërkojnë.

Pamja
të rinj duke u përqafuar

Nëse dikush nuk e ka kërkuar ndihmën tuaj, mos filloni t’i jepni këshillë. Derisa t’jua kërkojnë, përqendrohuni thjesht në të qenit miqësor, përkujdesës dhe dikush që shqetësohet vërtet.

3. Jini të butë, pozitivë dhe të dhembshur.

Pamja
e re me lule

Kur një person kërkon vërtet ndihmën tuaj, ndiqni shembullin e Shpëtimtarit. Lutjuni Atit Qiellor për frymëzim. Lartësoni shpirtërisht. Flituni atyre butësisht. Thoni gjëra pozitive. Tregoni mirëkuptim dhe dhembshuri. Bëjuani të ditur se i mbështetni dhe jeni aty për ta. Inkurajojini butësisht që të kërkojnë ndihmë profesionale.

4. Jini të duruar dhe këmbëngulës.

Pamja
e re dhe i ri të ulur së bashku

Njerëzit që kanë vështirësi, nganjëherë mund të mos e shfaqin reagimin ose vlerësimin. Por jini të duruar. Mos hiqni dorë prej tyre. Izolimi është diçka shumë e pashëndetshme për ta. Mos u tërhiqni tërësisht nëse nuk reagojnë ndaj jush sipas mënyrës që dëshironi.

5. Kujdesuni gjithashtu edhe për veten.

Pamja
e re duke vrapuar me një qen që e mban me litar

Sigurohuni që të gjeni gëzim në jetën tuaj. Vazhdojini lutjet tuaja vetjake dhe studimin e shkrimeve të shenjta. Frekuentojeni tempullin. Bëni gjëra të tjera që ju pëlqejnë. Mos e lejoni stresin ose shqetësimin ndaj situatës së njeriut tuaj të dashur që ta rëndojë jetën tuaj. Kërkojuni ndihmë të tjerëve për mbështetje nëse keni nevojë.

Shtyp në Letër