2023
Tashti Krishti u Ringjall
Shtator 2023


“Tashti Krishti u Ringjall”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Rresht pas Rreshti

Tashti Krishti u Ringjall

Mësoni rreth Apostullit Pal që dha mësim për Ringjalljen e Jezu Krishtit.

Pamja
Jezu Krishti i ringjallur

The Resurrected Christ [Krishti i Ringjallur], nga Wilson J. Ong

tashti Krishti u ringjall prej së vdekurish

Jezu Krishti vdiq në kryq, u vu në varr dhe u ngrit prej së vdekurish ditën e tretë.

fryti i parë i atyre që kanë fjetur

Fjala greke e përdorur këtu për togfjalëshin fryti i parë nënkupton prodhimet e para të vitit. Është fryti i parë që mblidhet – i pari ndër shumë të tjerë që do të vijnë.

Fraza atyre që kanë fjetur nënkupton “atyre që kanë vdekur”.

Jezu Krishti ishte i pari që u ringjall dhe pas Ringjalljes së Tij, të gjithë njerëzit do të ringjallen.

erdhi vdekja me anë të një njeriu

Këtu flitet për Adamin. Rënia e tij nënkupton se të gjithë njerëzit që do të vinin në botë, do të vdisnin. (Shih te Moisiu 4.)

të gjithë do të ngjallen në Krishtin

Për shkak të Ringjalljes së Jezu Krishtit, të gjithë njerëzit do të ringjallen. Kjo nënkupton se çdokush që ka jetuar ndonjëherë ose do të jetojë ndonjëherë [në tokë], do të ringjallet. Shpirti ynë do të ribashkohet me trupin tonë dhe trupi ynë do të përsoset dhe do të bëhet i pavdekshëm. (Shih tek Alma 11:43–45.)

Shtyp në Letër