2023
Përse na duhet të kryejmë pagëzime për paraardhësit e vdekur?
Shtator 2023


“Përse na duhet të kryejmë pagëzime për paraardhësit e vdekur?”, Për Forcën e Rinisë, shtator 2023.

Drejt e në Temë

Përse na duhet të kryejmë pagëzime për paraardhësit e vdekur?

Pamja
të rinj me karta përpara tempullit

Jezu Krishti dha mësim se të gjithë njerëzit duhet të pagëzohen që të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë pas kësaj jete (shih te Gjoni 3:5). Por shumë njerëz nuk e patën kurrë atë mundësi.

Perëndia ka zbuluar se atyre që kanë ndërruar jetë të papagëzuar, mund t’u predikohet ungjilli i Jezu Krishtit në botën e shpirtrave (shih te 1 Pjetër 3:18–19; Doktrina e Besëlidhje 138:30–33). Ai ka zbuluar gjithashtu se të gjallët mund të pagëzohen në emër të këtyre njerëzve (shih te 1 Korintasve 15:29; Doktrina e Besëlidhje 124; 128). Këto pagëzime duhet të kryhen këtu në tokë.

Mund të kërkojmë dokumentet e paraardhësve të vdekur dhe të kryejmë pagëzime për ta në tempuj. Kjo u jep mundësinë që ta pranojnë pagëzimin, i cili është i nevojshëm për mbretërinë çelestiale.

Plaku D. Tod Kristoferson ka thënë: “Përpjekjet tona në emër të të vdekurve japin dëshmi të qartë se Jezu Krishti është Shëlbuesi hyjnor i tërë njerëzimit. Hiri dhe premtimet e Tij arrijnë edhe tek ata që në jetë nuk e gjejnë Atë” (konferenca e përgjithshme e tetorit 2000 në anglisht [Ensign, nëntor 2000, f. 11]).

Shtyp në Letër