2023
Të Shikuarit e Familjes së Perëndisë përmes Thjerrëzës Panoramike
Nëntor 2023


Të Shikuarit e Familjes së Perëndisë përmes Thjerrëzës Panoramike

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

A është e mundur të fillojmë të shohim ashtu siç sheh Perëndia edhe teksa jetojmë në sipërfaqen e këtij planeti – ta ndiejmë këtë ndjenjë panoramike? Unë besoj se, nëpërmjet syrit të besimit, ne mund ta zgjerojmë këndvështrimin dhe t’i shohim veten dhe familjet tona me shpresë e gëzim. …

… Për shkak të Krishtit, gjithçka merr zgjidhje. Gjithçka për të cilën ju dhe ju dhe ju shqetësoheni, gjithçka do të jetë në rregull. Dhe ata që shikojnë me syrin e besimit, mund ta ndiejnë se do të jetë në rregull tani. …

Nganjëherë, ajo që na nevojitet, është ndjeshmëria më shumë sesa këshilla; mbajtja vesh më shumë sesa një leksion. …

Le ta zgjerojmë këndvështrimin që t’i shohim marrëdhëniet familjare si një mjet të fuqishëm për të na dhënë ato mësime për të cilat erdhëm këtu që t’i mësojmë, teksa drejtohemi te Shpëtimtari!

Le ta pranojmë, në një botë të rënë nuk ka asnjë mënyrë se si të jemi një bashkëshort ose bashkëshorte, prind, bir apo bijë, nip apo mbesë, këshillues, ose një mik i përsosur – por ka një milion mënyra për të qenë një njeri i tillë i mirë! …

Në këto ditë të fundit, ndoshta puna më e madhërishme që bëjmë, do të jetë me njerëzit tanë të dashur, njerëz të mirë që jetojnë në një botë të ligë. Shpresa jonë e ndryshon mënyrën se si ata e shohin veten e tyre dhe se cilët janë vërtet. Dhe nëpërmjet kësaj thjerrëze dashurie, ata do të shohin se cilët do të bëhen. …

Dhe për shkak se jemi fëmijët e besëlidhjes, ne mund ta kërkojmë këtë ndjenjë plot shpresë tani! …

Dashuria është gjëja që i ndryshon zemrat. Është më e dëlira nga të gjitha shtysat dhe të tjerët mund ta ndiejnë atë. … Sigurisht, ata që japin dashuri më shumë dhe për një kohë më të gjatë, fitojnë! …

Ju dhe unë? Ne mund ta bëjmë këtë! Ne mund të vazhdojmë dhe të shpresojmë!

Shtyp në Letër