2023
Jini Pasues Paqësorë të Krishtit
Nëntor 2023


Jini Pasues Paqësorë të Krishtit

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Për ata prej nesh në Kishë që po përpiqen fort të jenë “pasues paqësorë të Krishtit”, një ditë më e shndritshme na pret teksa përqendrohemi te Zoti dhe Shpëtimtari ynë, Jezu Krishti. Sprovat janë pjesë e vdekshmërisë dhe ndodhin në jetën e çdo njeriu anembanë botës. …

Udhëheqësve të Kishës shpesh u bëjnë pyetjen: “Përse një Perëndi i drejtë lejon që gjëra të këqija t’u ndodhin, sidomos njerëzve të mirë?” …

Nuk i dimë të gjitha përgjigjet; gjithsesi, dimë parime të rëndësishme që na lejojnë të përballemi me sprovat, mundimin dhe fatkeqësitë me besim e vetëbesim në një të ardhme të shndritshme që e pret secilin prej nesh. …

E kuptojmë që pothuajse të gjithë ne kemi përjetuar stuhi fizike dhe shpirtërore në jetën tonë, disa prej tyre shkatërrimtare. Një Atë i dashur në Qiell dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, i cili është kreu i Kishës së Tij të rivendosur, na kanë dhënë shkrime të shenjta dhe profetë që të na përgatitin, të na paralajmërojnë rreth rreziqeve dhe të na japin udhërrëfim për të na përgatitur e mbrojtur. Disa udhëzime kërkojnë veprim të menjëhershëm dhe disa japin mbrojtje për shumë vjet në të ardhmen. …

… Jetët plot përlëvdim, muzikë dhe falënderim bekohen në mënyrë të pashoqe. Të qenit plot gëzim dhe mbështetja te ndihma qiellore nëpërmjet lutjes është një mënyrë e fuqishme për të qenë pasues paqësorë të Krishtit. Përpjekja fort që gjithmonë të jemi të gëzuar, na ndihmon të shmangim të qenit të ligështuar. …

Si Apostull i Zotit Jezu Krisht, unë dëshmoj se “pasues[it] paqësorë të Krishtit” do të gjejnë paqe vetjake në këtë jetë dhe një ribashkim të lavdishëm qiellor.

Shtyp në Letër