2023
Këtu Flitet Gjuha e Dashurisë
Nëntor 2023


Këtu Flitet Gjuha e Dashurisë

Pjesë të shkëputura

Pamja
afishe

Shkarkoje në formatin PDF

Sot, le të flasim për tri gjuhët e dashurisë ungjillore. …

Së pari, gjuha ungjillore e ngrohtësisë dhe nderimit. …

Me ngrohtësi e nderim, mbledhjet tona të sakramentit dhe mbledhje të tjera përqendrohen te Jezu Krishti. …

… Le të flasim gjithmonë me mirënjohje të ngrohtë dhe nderuese për veprën dhe lavdinë e Perëndisë dhe për meritat, mëshirën dhe hirin e Jezu Krishtit dhe të flijimit të Tij shlyes.

Së dyti, gjuha ungjillore e shërbimit dhe sakrificës. …

… Thirrjet për t’i shërbyer Zotit dhe njëri‑tjetrit në Kishën e Tij, japin mundësi për t’u rritur në dhembshuri, aftësi dhe përulësi. …

… Ne e ushqejmë shpirtërisht lidhjen dhe e luftojmë izolimin ndërsa japim shërbesë rregullisht me gjithë zemër në shtëpitë … e njëri‑tjetrit. …

… Aktivitetet e … planifikuara mirë e ndihmojnë çdo njeri që të ndihet i vlerësuar, i përfshirë dhe i ftuar të luajë një rol të nevojshëm. …

… Besimi, shërbimi dhe sakrifica na tërheqin përtej vetes sonë dhe më pranë Shpëtimtarit tonë. …

Dhe kjo na çon te gjuha ungjillore e përkatësisë në besëlidhje. …

Jezu Krishti ofron një mënyrë më të mirë, marrëdhënie të themeluara mbi besëlidhjen hyjnore, më të forta sesa zinxhirët e vdekjes. Përkatësia në besëlidhjen me Perëndinë dhe njëri‑tjetrin mund t’i shërojë e shenjtërojë marrëdhëniet tona më të vyera. Në të vërtetë, Ai na njeh më mirë dhe na do më shumë nga sa e njohim apo duam veten. Në të vërtetë, kur besëlidhim gjithçka që jemi, ne mund të bëhemi më shumë nga ç’jemi. Fuqia dhe urtësia e Perëndisë mund të na bekojnë me çdo dhuratë të mirë, në kohën dhe mënyrën e Tij.

Shtyp në Letër