“T’ia Dalësh Mbanë me Shpëtimtarin!”, Për Forcën e Rinisë, mars 2024.
Forcë për t’u Përgatitur dhe për t’u Bërë
T’ia Dalësh Mbanë me Shpëtimtarin
Shpëtimtari po të ndihmon të përmbushësh dëshirat e tua të drejta për të ardhmen tënde.
“Përgatitu për të ardhmen tënde.” Duket sikur ky është mesazhi i nënkuptuar për jetën e një të riu ose të reje – në shkollë, në kishë, në punë, në shtëpi. Mund të fillosh të mendosh: “Po, po. E kuptoj.” Sigurisht e di që e ardhmja po vjen dhe ti duhet të përgatitesh për të. Dhe thellë brenda vetes dëshiron ta bësh të ardhmen tënde të shkëlqyer.
Po arrin ta njohësh vetë zemrën tënde. Po mëson se çfarë dëshiron vërtet. Dëshiron të bësh gjëra të mira dhe domethënëse me jetën tënde, të bësh diçka të rëndësishme dhe afatgjatë në botë dhe në jetën e njerëzve të tjerë, t’i shërbesh Perëndisë dhe t’u shërbesh bashkëqenieve të tua njerëzore. Do të arrish të dish se kjo është e drejtë dhe do të të bëjë vërtet të lumtur.
Prandaj, këtu janë disa gjëra të tjera të rëndësishme për t’i ditur teksa rritesh dhe përgatitesh për të ardhmen:
-
Zoti e njeh zemrën tënde gjithashtu (shih te Doktrina e Besëlidhje 6:16). Ngaqë dëshirat e tua të thella dhe të çiltra për jetën tënde janë të mira dhe të drejta, Jezu Krishti është atje me ty për të të forcuar teksa përgatitesh.
-
Nuk po përgatitesh thjesht që të bësh gjëra; ti po bëhesh personi që Ati Qiellor dhe Shpëtimtari e dinë se mund të bëhesh.
-
Mund të kënaqesh me të tashmen ndërkohë që gjithashtu përgatitesh për të ardhmen. Kjo kohë në jetën tënde është e pashoqe dhe zgjedhjet e mira që bën, të përgatitin për një të ardhme të mirë.
Teksa mendon për atë që po përgatitesh, gjithashtu mendo rreth mënyrës se si Shpëtimtari po të forcon gjatë gjithë udhës. Dhe mendo se çfarë po të ndihmon Ai të bëhesh.
Për Çfarë po Përgatitesh?
Këtu janë vetëm disa shembuj:
-
Më shumë arsim
-
Besëlidhjet e tempullit
-
Misionin
-
Martesën
-
Punën dhe karrierën
-
Familjen dhe të qenit prind
-
Dishepullimin gjatë gjithë jetës
Si të Forcojnë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti teksa Përgatitesh?
Këtu janë vetëm disa shembuj:
-
Ata të dërguan Frymën e Shenjtë, i cili mund:
-
Të të ngushëllojë.
-
Të të udhërrëfejë.
-
Të të frymëzojë.
-
Të të kujtojë gjërat që ke mësuar.
-
Të të japë vetëbesim.
-
Të të japë paqe.
-
Të ta qetësojë frikën.
-
-
Ata i frymëzojnë profetët që të të japin mësim nëpërmjet:
-
Konferencës së përgjithshme.
-
Revistave të Kishës.
-
Transmetimeve të veçanta.
-
Faqeve në internet të Kishës dhe mediave shoqërore.
-
Materialit Për Forcën e Rinisë: Një Udhëzues për Bërjen e Zgjedhjeve.
-
-
Ata i frymëzojnë njerëz të tjerë që të të ndihmojnë dhe të të përkrahin, përfshirë:
-
Prindërit.
-
Miqtë.
-
Udhëheqësit.
-
Mësuesit.
-
Jezu Krishti po të Ndihmon të Bëhesh. Kush të Bëhesh?
Jezu Krishti po të ndihmon që të bëhesh më shumë si lloji i qenies që Ai është, më shumë si Ati yt Qiellor.
Ata gëzohen me çdo hap të vogël që bën, për çdo shkrim të shenjtë që lexon, për çdo detyrë që përmbush në Kishë, për çdo detyrë në shkollë që punon fort, për çdo provim për të cilin studion, për çdo stërvitje ku merr pjesë, për çdo fjalë dashamirëse që thua, për çdo veprim shërbimi që jep, dhe kështu me radhë.
Me forcën e Shpëtimtarit, ti do të përgatitesh më mirë për të ardhmen tënde sesa mund të përgatiteshe ndonjëherë pa Të. Dhe do të bëhesh dikush më i lartë.