Afishe
Njerëzit e Nefit Ishin Dishepuj të Krishtit
dhe i/e tillë jam edhe unë
Kur Shpëtimtari i ringjallur i vizitoi njerëzit e drejtë të Nefit, Ai i ftoi ata që të “ndieni[n] gjurmët e gozhdëve” në duart e Tij dhe këmbët e Tij. Jezusi donte që ata të dinin se Ai është “Perëndia i tërë tokës dhe se u vra për mëkatet e botës” (3 Nefi 11:14). Turma shkoi te Jezusi “një nga një”. Pasi patën një përvojë vetjake me Jezu Krishtin, nefitët e dinin se Ai ishte Shpëtimtari i profetizuar (3 Nefi 11:15). Megjithëse Jezu Krishti nuk qëndron fizikisht përpara nesh sot, ne gjithsesi mund të kemi përvoja thellësisht vetjake me Të.
Ashtu si nefitët, unë mund të vij te Krishti, të mësoj prej Tij dhe ta forcoj dëshminë time për Të.