Për Forcën e Rinisë
Lidhu
Shtator 2024


Lidhu

Xhejms B.

13 vjeç, Rizal, Filipine

i ri me shkrimet e shenjta

Pak kohë më parë, shkuam në tempull për një aktivitet lagjeje për të bërë pagëzime për të vdekurit. Tempulli është shtëpia e Perëndisë dhe atje unë ndihem i sigurt e i lumtur.

Shkrimet e shenjta ndihmojnë gjithashtu për të më qetësuar kur stresohem. Leximi i tyre më kujton se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti nuk do të më braktisin. Kur kam pyetje ose nuk di çfarë të bëj në shkollë, mund t’i ndiej Ata të më udhërrëfejnë e ndihmojnë. Nëse kam një provim ose ka diçka që nuk e kuptoj, fillimisht lutem dhe pastaj bëj pjesën time për ta përsëritur.

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan shumë. Ne duhet t’i kujtojmë Ata gjithmonë dhe të mos e humbasim besimin tonë. Mund të pendohemi nëse ka gjëra që i kemi bërë gabim. Nëse jemi besnikë, do ta ndiejmë që Ata janë me ne.