Fjalë Sipas të Cilave Duhet të Jetojmë
Vëllezër dhe Motra në Krisht
Përshtatur nga një fjalim në konferencën e përgjithshme të tetorit 2023.
Ungjilli i Jezu Krishtit na mëson se të gjithë ne jemi bij dhe bija të lindura shpirtërore të prindërve qiellorë, të cilët na duan me të vërtetë. Të gjithë ne kemi një natyrë, trashëgimi dhe potencial hyjnor.
Si dishepuj të Krishtit, ne ftohemi që ta shtojmë besimin tonë te vëllezërit dhe motrat tona shpirtërore dhe dashurinë tonë për ta.
Drita e një dite të re shkëlqen më fort në jetën tonë kur i shohim dhe i trajtojmë bashkëqeniet tona me respekt e dinjitet dhe si vëllezër e motra të vërteta në Krisht.
Gjatë shërbesës së Tij tokësore, Jezusi qe shembull në mënyrë të përsosur për këtë parim.
Nuk ka vend për mendime apo veprime paragjykuese në komunitetin e shenjtorëve.
Ne ftohemi të ecim së bashku, paqësisht, me zemrat tona të mbushura me dashuri për Perëndinë dhe për të gjithë njerëzit.
E gëzofshim më shumë lidhjen familjare shpirtërore që ekziston mes nesh, dhe i vlerësofshim cilësitë e ndryshme dhe dhuntitë e larmishme që kemi të gjithë ne!