Pyetje dhe Përgjigje
“Si supozohet ta lë të ‘shndritë drit[ën]’ time nëse nuk jam një person i shoqërueshëm?”
“Thjesht ji vetvetja. Për shembull, mos e fshih faktin që i lexon shkrimet e tua të shenjta, lutesh ose shkon në kishë. Duke i bërë këto gjëra dhe duke qenë me të vërtetë vetvetja, ne e shndritim dritën tonë më shumë sesa mendojmë! Nuk të duhet të shpërndash një kopje të Librit të Mormonit çdo ditë – thjesht lëre të shndritë drita jote duke qenë një mik/e dhe dishepull/e i/e vërtetë i/e Krishtit. Njerëzit do ta vënë re dritën tënde që shndrit!”
Ejnxhëll D., 17 vjeçe, Oregon, USA
“Mund ta lë dritën time të shndritë përmes veprimeve të mia kur përballem me situata të vështira. Duke qenë të durueshëm, duke qenë paqebërës dhe duke i falur ata që na fyejnë, ne mund ta lëmë dritën tonë të shndritë si dishepuj të Jezu Krishtit.”
Emile M., 17 vjeçe, Bahia, Brazil
“Një lutje e çiltër mund t’ju ndihmojë që të shndritni me Dritën e Krishtit. Më kujtohet një aktivitet shërbimi misionar ku shkuam për të shpërndarë ungjillin. Në fillim pata frikë, por bëra një lutje vetjake dhe mora guximin për ta shpërndarë ungjillin.”
Xherardin S., 14 vjeçe, Haut‑Katanga, Republika Demokratike e Kongos
“Përpiqem të bëj më të mirën që ta shpërndaj ungjillin te miqtë e mi që nuk janë pjesë e Kishës, por jo gjithmonë ia dal sepse ndihem në siklet. Kur lutem, Zoti më ndihmon të flas.”
Gustavo A., 13 vjeç, Parana, Brazil
“Diçka aq e thjeshtë sa t’u buzëqeshësh njerëzve dhe të jesh miqësor/e kur ndërvepron me të tjerët mund të jetë një dritë e shkëlqyer.”
Lili W., 17 vjeçe, Jutë, SHBA