Drejt e në Temë
A i intereson Kishës politika dhe qeveria?
Politika dhe qeveria ndikojnë në jetën tonë, përfshirë në aftësinë tonë për të adhuruar, dhe Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme i inkurajon anëtarët e saj që të marrin pjesë në to. Nëpërmjet profetëve të Tij, Zoti na ka dhënë parime të vërteta dhe i takon secilit prej nesh t’i zbatojë ato parime në aspekte të ndryshme të jetës sonë, përfshirë angazhimin tonë me politikën dhe qeverinë. Vende të ndryshme kanë ligje të ndryshme dhe Kisha na inkurajon të marrim pjesë sido që të mundemi.
Kisha nuk mbështet asnjë parti, platformë apo kandidat politik. Është politikisht asnjanëse. Kisha nuk na tregon as se si të votojmë. Thjesht na kujton se Zoti na ka thënë që të kërkojmë dhe përkrahim udhëheqës që janë të ndershëm, të mirë dhe të urtë (shihni te Doktrina e Besëlidhje 98:10). Ndonjëherë ajo bën deklarata publike zyrtare për çështje politike që lidhen me çështje morale ose praktikat e Kishës.
Kisha gjithashtu i inkurajon anëtarët të ndihmojnë që komunitetet e tyre të bëhen vende të mira për të jetuar e rritur familjet. Ka shumë kauza të mira në të cilat mund të përfshihemi për të ndihmuar në përmirësimin e gjërave kudo ku jemi.
Shihni te Manuali i Përgjithshëm, 38.8.30, Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]; Nenet e Besimit 1:11–12.