“Çfarë Premtojmë Saktësisht kur Pagëzohemi?”, Për Forcën e Rinisë, Qershor 2024.
Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Qershor 2024
Çfarë Premtojmë Saktësisht kur Pagëzohemi?
Shkrimet e shenjta na mësojnë se kur pagëzohemi, ne bëjmë besëlidhje (ose premtojmë) se jemi të gatshëm të marrim mbi vete emrin e Jezu Krishtit, t’i shërbejmë Perëndisë dhe t’i zbatojmë urdhërimet e Tij (shihni te Mosia 18:10; Doktrina e Besëlidhje 20:37, 77).
Në shkrimet e shenjta ne gjithashtu mësojmë se pagëzimi na ndihmon të plotësojmë dëshirën tonë për të “hy[rë] në grigjën e Perëndisë dhe të quhe[m]i populli i tij” (Mosia 18:8). Me fjalë të tjera, një arsye pse pagëzohemi është se duam t’i bashkohemi Kishës së Jezu Krishtit dhe të gëzojmë dashurinë dhe përkatësinë që vjen nga të qenit të bashkuar në Krishtin.
Zotimi për t’i shërbyer Zotit dhe për t’i zbatuar urdhërimet e Tij mund të përfshijë shumë gjëra gjatë gjithë jetës sonë. Për shembull, ai përfshin të qenit “të gatshëm të mba[jmë] barrat e njëri-tjetrit, … të vajto[jmë] me ata që vajtojnë; po, dhe të ngushëllo[jmë] ata që kanë nevojë të ngushëllohen dhe të qëndro[jmë] si dëshmitarë të Perëndisë në të gjitha kohërat dhe në të gjitha gjërat dhe në të gjitha vendet” (Mosia 18:8–9).
© 2024 nga Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved. Shtypur në SHBA. Miratuar për anglisht: 6/19. Miratuar për përkthim: 6/19. Përkthim i Monthly For the Strength of Youth Message, June 2024. Albanian. 19299 101