2024
Si mund të kemi unitet nëse të gjithë ne jemi kaq të ndryshëm?
Tetor 2024


“Si mund të kemi unitet nëse të gjithë ne jemi kaq të ndryshëm?”, Për Forcën e Rinisë, Tetor 2024.

Mesazhi i Përmuajshëm për Revistën Për Forcën e Rinisë, Tetor 2024

Si mund të kemi unitet nëse të gjithë ne jemi kaq të ndryshëm?

kuba me shigjeta në to

Jemi të gjithë të ndryshëm. Por Zoti do që të “j[emi] një” (Doktrina e Besëlidhje 38:27). Këtu janë disa parime të unitetit që na i kanë mësuar profetët dhe apostujt:

Ne kemi unitet në Jezu Krishtin, ungjillin e Tij dhe Kishën e Tij. “Është vetëm në dhe nëpërmjet besnikërisë sonë individuale ndaj Jezu Krishtit dhe dashurisë sonë për Të, që ne mund të shpresojmë të jemi një.”

Uniteti kërkon dashuri. “Edhe me shumëllojshmërinë e gjuhëve dhe traditat kulturore të bukura, lartësuese, ne duhet t’i kemi zemrat të thurura në bashkim e në dashuri.”

Për unitetin nuk kërkohet njëjtësi. “Bashkimi [uniteti] dhe larmia nuk janë të kundërta. Ne mund të arrijmë një bashkim më të madh teksa ushqejmë një atmosferë përfshirjeje dhe respekti për larminë.” “Për unitetin nuk kërkohet njëjtësi, por njëmend kërkohet harmoni.”

Uniteti kërkon dëbimin e grindjes dhe të paragjykimit. “Ka vend për çdo njeri. Sidoqoftë, nuk ka vend për paragjykim, dënim ose grindje të çfarëdo lloji.”