Mbështetja e Autoriteteve të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetëve Zonalë dhe Drejtuesve të Përgjithshëm
Vëllezër dhe motra, tani do të jetë privilegji im të paraqit Autoritetet e Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm të Kishës për votën tuaj mbështetëse.
Ju lutemi, ju kërkojmë ta shprehni përkrahjen tuaj në mënyrën e zakonshme, kudo ku mund të jeni. Nëse ka persona që janë kundër ndonjërit prej propozimeve, u kërkojmë të vihen në kontakt me presidentin e tyre të kunjit.
Propozohet që ne të mbështetim Rasëll Marion Nelsonin si profet, shikues e zbulues dhe si President të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme; Dallin Harris Ouksin si Këshilltar të Parë në Presidencën e Parë dhe Henri Benion Ajringun si Këshilltar të Dytë në Presidencën e Parë.
Ata që janë dakord, mund ta shfaqin atë.
Ata që janë kundër, nëse ka, mund ta shfaqin atë.
Propozohet që të mbështetim Dallin H. Ouksin si President të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve dhe Xhefri R. Hollandin si President Veprues të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta tregojnë.
Ndonjë kundër mund ta shfaqë.
Propozohet që të mbështetim sa vijojnë si anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve: Xhefri R. Holland, Diter F. Uhtdorf, Dejvid A. Bednar, Kuentin L. Kuk, D. Tod Kristoferson, Nil L. Andersen, Ronald A. Rasband, Geri E. Stivenson, Dejll G. Renland, Gerit W. Gong, Ulises Soares dhe Patrik Kirën.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër mund ta bëjë të ditur po ashtu.
Propozohet që t’i mbështetim këshilltarët në Presidencën e Parë dhe Kuorumin e Dymbëdhjetë Apostujve si profetë, shikues e zbulues.
Të gjithëve që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Kundër, në qoftë se ka ndonjë, me të njëjtën shenjë.
Vëmë në dukje se gjashtë Të Shtatëdhjetë Zonalë të rinj u mbështetën gjatë mbledhjeve të konferencës së përgjithshme për udhëheqjen të enjten, më 3 tetor, dhe pastaj u njoftuan në këndin e internetit të Kishës. Ju ftojmë t’i mbështetni këta vëllezër në detyrat e tyre të reja.
Atyre që janë dakord, u lutemi ta shfaqin.
Ndonjë kundër me të njëjtën shenjë.
Propozohet që t’i mbështetim Autoritetet e tjera të Përgjithshme, Të Shtatëdhjetët Zonalë dhe Drejtuesit e Përgjithshëm me përbërjen e tyre të tanishme.
Ata që janë dakord, mund ta tregojnë këtë me dorën të ngritur lart.
Ata që janë kundër, nëse ka.
Ju faleminderit, vëllezër dhe motra, për besimin dhe lutjet tuaja të vazhdueshme në emrin e udhëheqjes së Kishës.
Ndryshimet tek Të Shtatëdhjetët Zonalë
Të Shtatëdhjetët Zonalë në vijim u mbështetën gjatë një sesioni të udhëheqjes të zhvilluar si pjesë e konferencës së përgjithshme:
Migel A. Avila, Zhan Pier A. L. Haboko, Ramiro Ibarra Sançez, Xhorxh Katembo Njogu Munjene, A. Enrike Tesheira, Fransisko Vijanueva Rohas.