Historia e Kishës
Shqipëria: Kronologjia e Kishës


Shqipëria: Kronologjia e Kishës

1992 • Tiranë, ShqipëriKatër çifte misionarësh në moshë për ndihmë humanitare mbërritën në Tiranë. Më vonë, mbërritën edhe katër misionarë predikues.

25 korrik 1992 • TiranëBlendi Kokona ishte personi i parë që pranoi pagëzimin në Shqipëri.

23 prill 1993 • TiranëPesëdhjetë e pesë shqiptarë shenjtorë të ditëve të mëvonshme u mblodhën në Parkun e Varrezave të Dëshmorëve për përkushtimin e Shqipërisë për predikimin e ungjillit nga Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.

6 shkurt 1995 • TiranëKisha u njoh zyrtarisht nga qeveria e Shqipërisë.

5 qershor 1998 • TiranëGjashtë fëmijë bashkë me prindërit e tyre morën pjesë në aktivitetin e parë të Fillores nën udhëheqjen e Rosalba Grimcit, presidentes së Fillores në Degën e Parë të Tiranës.

Nëntor 1999 • TiranëPas vitesh pune nga përkthyesit kryesues, Brikena Ribaj dhe Juventila Sinamati, u vu në dispozicion botimi në gjuhën shqipe i Librit të Mormonit.

Mars 2000 • TiranëLeonard Tako u thirr si president i Distriktit të Tiranës, Shqipëri.

21 shkurt – 4 mars 2001 • Solt‑Lejk‑Siti, Jutë, SHBANjëmbëdhjetë anëtarë shqiptarë udhëtuan drejt Solt-Lejk-Sitit për të marrë ordinancat në tempull dhe për të regjistruar ceremoninë e dhurimit në tempull në gjuhën shqipe.

11 gusht 2004 • TiranëU publikua botimi në gjuhën shqipe i kombinimit tresh të Librit të Mormonit, Doktrinës e Besëlidhjeve dhe Perlës me Vlerë të Madhe.

Pamja
shtëpia e mbledhjeve në Durrës

2006 • Durrës, Shqipëri

Shtëpia e parë e mbledhjeve e Kishës u ndërtua për Degën e Durrësit.

Qershor 2009 • ShqipëriPlaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, u takua me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topin, dhe mori pjesë në ceremoninë e hapjes së një shkolle të financuar nga Kisha e cila u krijua për të arsimuar grupin e pakicave etnike rome në Tiranë.

Shkurt 2010 • Shkodër, ShqipëriPas përmbytjeve katastrofale në veri të Shqipërisë, anëtarët e Kishës dhe misionarët u përgjigjën shpejt për t’iu ardhur në ndihmë mijëra njerëzve të detyruar të braktisnin fshatrat dhe fermat.

9 mars 2014 • TiranëU krijua Kunji i Tiranës, Shqipëri me Medlir Memën si president.

Shtator 2014 • DurrësZonja e Parë e Shqipërisë, Odeta Nishani, u takua me udhëheqës dhe anëtarë të Kishës në shtëpinë e mbledhjeve në Durrës. Fëmijët e Fillores kënduan “Fëmi’ i Per’ndis’ Jam” dhe i dhuruan asaj lule.

20 nëntor 2015 • Elbasan, ShqipëriKisha mori çmimin “Nënë Tereza” për punën humanitare në Shqipëri.

15 mars 2017 • ElbasanTë rinj e të reja nga Dega e Elbasanit bashkëpunuan me Kryqin e Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak për fëmijët me talasemi.

Shkurt 2018 • Tiranë, Durrës dhe Pogradec, ShqipëriAnëtarja e Kishës, Obri Mema, ishte përgjegjëse për një ekspozitë fotografike, Ikonografia Bashkëkohore, duke shfaqur burime të forcës shpirtërore dhe frymëzimit. Blerina Agalliu, Drejtore e Kishës për Çështjet me Publikun në Shqipëri, hapi ekspozitën në galerinë e Muzeut Historik Kombëtar.

Prill 2018 • TiranëMë shumë se 350 anëtarë të Kishës nga Kunji i Tiranës, Shqipëri dhe Misioni i Adriatikut Jugor u mblodhën për të kremtuar 25‑vjetorin e përkushtimit të Shqipërisë për predikimin e ungjillit. Ata u takuan për një ngjarje festive muzikore dhe zhvilluan një shërbim në vendin e përkushtimit.

24 dhjetor 2018 • TiranëNën udhëheqjen e presidencës së Shoqatës së Ndihmës në Tiranë, anëtaret e Shoqatës së Ndihmës përgatitën një drekë për gratë nga Qendra për Gratë e Keqtrajtuara, me ushqim të shijshëm, një program muzikor dhe dhurata.

Dhjetor 2019 • Durrës, Bubq dhe Ishëm, ShqipëriVullnetarë të Kishës u takuan me zyrtarë të pushtetit vendor dhe dorëzuan paketa me ushqime dhe furnizime të tjera për banorët e prekur nga tërmeti që i goditi më 26 nëntor 2019.

Shtyp në Letër