2009
Ne Kemi Ardhur për të Parë Tempullin
Tetor 2009


Ne Kemi Ardhur për të Parë Tempullin

Ris Bendli, Juta, SHBA

Një ditë vjeshte gjatë turnit tim si punonjës në Tempullin e Solt Lejkut, erdhi një i ri dhe miqtë e tij, dukshëm jo të veshur për adhurim në tempull.

“Ne kemi ardhur për të parë tempullin,” tha i riu.

“A keni rekomandim?” e pyeta.

I riu mendoi për një moment. Pastaj tha: “Po. Mamaja ka një mike mormone në Minesota. Ajo rekomandoi që ne të vijmë të shohim tempullin.”

Unë u ngacmova për t’i tërhequr të rinjtë mënjanë dhe për të folur me ta. Emri i të riut ishte Lars. Unë i shpjegova se jo vetëm ai mund të vinte në tempull por gjithashtu që Ati Qiellor donte që ai të vinte. Unë i tregova Larsit se ai duhej së pari të përgatitej dhe i shpjegova se si.

Në atë kohë unë isha aktiv në Kishë vetëm prej një periudhe të shkurtër. Unë kisha shërbyer një mision por më vonë e lashë Kishën pasi u kapa pas argëtimeve dhe përdorimit të drogave dhe alkoolit. Unë mendova se familjes sime do t’i bënte përshtypje karriera dhe pasuria ime, por nëna ime nuk donte t’ia dinte për asgjë nga këto. Përkundrazi, ajo gjithnjë e vinte emrin tim në listën e lutjeve të tempullit, gjë që më inatoste.

Gruaja me të cilën isha martuar gjithashtu e la Kishën. Në kohën kur vajza jonë tetëvjeçare, Tori, filloi të bënte pyetje mbi Jezu Krishtin, ne kishim rënë shpirtërisht përtokë. Me gjithë shërbimin tim misionar, unë nuk mund të kujtoja asgjë mbi Shpëtimtarin.

“Ka njerëz që janë të kualifikuar për të të mësuar mbi Jezusin”, i thashë Torit. “Pse nuk flet me ta?”

Disa ditë më vonë, dy motra misionare trokitën në derën tonë. Tori i ftoi ato të hynin brenda dhe filloi të dëgjonte mësimet. Duke përgjuar nga një dhomë tjetër, unë dëgjova motrat duke dhënë mësim doktrinat që unë e dija se ishin të vërteta.

“A do të doje të pagëzoheshe?” e pyeti një nga motrat Torin pas mësimit të tretë.

“Po”, u përgjigj ajo.

“A do të të pagëzojë babi yt?”

Unë nuk kisha qenë në kishë për 20 vite, por unë e dija se jeta ime ishte në prag të ndryshimit. Unë u përfshiva në mësimet e fundit, ne filluam të shkojmë në kishë dhe bashkëshortja dhe unë u takuam me peshkopin. Pasi u pendova, unë vendosa të bëj çdo gjë të mundur për të kompensuar vitet që kisha humbur. Unë ndryshova drejtim, lartësova thirrjet e Kishës, u vulosa me bashkëshorten e me vajzën dhe u bëra punonjës tempulli. Kjo është arsyeja pse unë e dija që një grup të rinjsh kureshtarë mund të bëhen të denjë për në tempull.

Pranverën tjetër, Larsi më shkroi një letër, ku më falënderonte që i shpjegova kuptimin e vërtetë të një rekomandimi për në tempull. “Unë mësova më shumë mbi rekomandimin për në tempull”, shkruante ai. “Në të vërtetë, unë u pagëzova dhe mora një rekomandim për vete janarin e shkuar!” Sytë m’u mbushën me lotë ndërsa shihja fotografinë që kishte dërguar, ku ishte me veshjen e bardhë të pagëzimit dhe me misionarët që e kishin mësuar.

Udhëtimi im përsëri në tempull ishte i shkëlqyer dhe mësimi për udhëtimin e Larsit ishte një bekim i mrekullueshëm që më solli ndër mend se si të gjithë ne mund të prekim për mirë jetën e njeriut.