2009
Mrekullia e Tortilës
Tetor 2009


Mrekullia e Tortilës

“Ejani, dhe le të ngjitemi në malin e Zotit, te shtëpia e … Perëndisë” (2 Nefi 12:3).

Dy të rinj të veshur me këmisha të bardha dhe kravata erdhën në shtëpinë tonë në Honduras. “Ne jemi nga Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme,” thanë ata.

Nëna i ftoi me mirëseardhje. Misionarët i mësuan familjes tonë mbi ungjillin e Jezu Krishtit. Edhe pse isha vetëm nëntë vjeç, unë ndjeva në zemrën time të vërtetën e fjalëve të tyre.

“Çfarë duhet të bëjmë që të bëhemi anëtarë të Kishës së Krishtit?” Pyeti babi.

“Pagëzohuni”, tha një nga misionarët.

Nëna, babi dhe unë u pagëzuam një muaj më pas. Vëllai im, Tomasi, që ishte gjashtë- vjeçar, do të pagëzohej pas dy vitesh.

Ndërsa na mësonin më shumë mbi ungjillin, misionarët shpjegonin se si mund të vulosen së bashku familjet në tempull.

Tempulli më i afërt ishte në Guatemala, shumë kilometra larg. Neve do të na duhej të paguanim një udhëtim dy ditor me autobus dhe dy netë strehim në qytet. Ne nuk kishim para për një udhëtim të tillë, por Mami dhe Babi kundërshtuan që kjo të na ndalte nga shkuarja në tempull.

Çdo vit familja jonë kultivonte misër. Ne e përdornim atë për të bërë tortila për t’i shitur tek udhëtarët që kalonin nëpër fshatin tonë.

Mami nxori një letër dhe një laps. Ajo mblodhi disa numra dhe tha: “Ne duhet të shesim 2.500 tortila që të paguajmë për udhëtimin.”

Unë shqeva sytë. Duheshin kaq shumë tortila! “Ne nuk kemi shitur kurrë kaq shumë tortila”, thashë unë.

Mamaja nuk dukej e mërzitur. “Zoti do të na sigurojë”, tha ajo. “Raul, ti dhe Tomasi duhet të ndihmoni babanë të korrë misrin”, më tha mamaja.

Tomasi dhe unë e ndihmuam babanë të korrte misrin. Çdo ditë, mamaja e bluante atë, bënte brumin dhe e skuqte. Tomasi dhe unë i çonim tortilat në fshat.

“Një autobus me turistë erdhi sot”, i thashë mamasë kur u kthyem në shtëpi ditën e parë. “Ne shitëm shumë tortila.”

“Është një mrekulli”, tha mamaja.

Çdo ditë ne shisnim më shumë tortila. Brenda disa muajve ne kishim kursyer paratë që na duheshin të udhëtonim për në Guatemala. Por unë përsëri isha me merak. Unë kisha dëgjuar histori mbi hajdutë që ndalonin autobuzët që kalonin nëpër xhungël. Ata merrnin të gjitha gjërat me vlerë të pasagjerëve.

“Si i bëhet me hajdutët?” pyeta.

“Zoti do të na mbrojë”, tha mamaja. Pastaj ajo pyeti: “Raul, a beson në ungjill?”

“Po.”

“Atëhere ti e di se ne duhet të bëjmë gjithçka varet nga ne për të ndjekur Zotin dhe profetët e Tij.”

Një vit pasi u pagëzuam, familja ime ishte gati të bënte udhëtimin për në tempull. Ne udhëtuam për në Guatemala Siti me autobus. Unë nuk do ta harroj kurrë Shpirtin që ndjeva kur familja ime u vulos së bashku për kohën dhe përjetësinë.

Atë natë, ndërsa u gjunjëzova të lutem, falënderova Atin Qiellor për bekimet e tempullit.

Ilustrimet nga Jim Madsen