2010
Ai e Respektoi Kërkesën Time
Prill 2010


Ai e Respektoi Kërkesën Time

Huan Karlos Fallas Agujero, San Hoze, Kosta Rika

Kur u pagëzova në moshën 18 vjeç, e dija se të jetoje ungjillin e Jezu Krishtit do të kthehej në një mënyrë jetese. Unë ndjeva rëndësinë dhe seriozitetin e të jetuarit në përputhje me standardet e ungjillit dhe veprimi në këtë mënyrë e ka bekuar jetën time në shumë mënyra.

Një parim ungjilli që është me të vërtetë i rëndësishëm për mua është nderimi i ditës së Shabatit. Më mundëson të ndërpres rutinën e përditshme dhe t’i përqendroj mendimet e mia tek Ati im Qiellor.

Unë punoj në një biznes turistik në Kosta Rika. Në këtë sipërmarrje është tipike që njerëzit të punojnë të dielave. Kur fillova punë, unë e prezantova veten si anëtar i Kishës. Unë kërkova – dhe mu dha – e diela pushim.

Për shkak të kërkesës sime të pazakontë, kolegët dhe shefi im u bënë kurioz. Ata më bënë shumë pyetje rreth gjërave në të cilat besoja. Me kalimin e kohës pata mundësi t’u shpjegoja atyre disa nga gjërat që besojnë Shenjtorët e Ditëve të Mëvonshme. Në shumë raste shpjegimi im i doktrinave të ungjillit fitoi respektin e tyre.

Një ditë shefi im e mblodhi trupën tonë të punonjësve për një lajmërim. Dua që ju të gjithë të vini në punë për dy fundjavat vijuese”, tha ai. Më ngriu zemra. E dija se kjo donte të thoshte që duhej të punoja të dielën.

Por më pas shefi im vijoi: “Kjo do të thotë të gjithë përveç Huan Karlosit. E dimë se s’ka asgjë që mund ta bëjë atë të vijë të punojë të dielën.”

Unë u lehtësova. Shefi im e kishte respektuar kërkesën time! Për shkak të sjelljes sime dhe standardeve që shfaqja në punë, unë kisha fituar respektin e tij. Si rrjedhim ai ishte i gatshëm të nderonte gjërat në të cilat besoja.

E di se kur i kemi standardet e ungjillit prioritet në jetën tonë, Zoti do të na bekojë.

Dua që ju të gjithë të vini në punë për dy fundjavët vijuese”, tha shefi im. Më ngriu zemra. E dija se kjo donte të thoshte që duhej të punoja të dielën.