2010
Abonentët Do Të Marrin Broshurën e Azhurnuar për Tempullin
Prill 2010


Abonentët Do Të Marrin Broshurën e Azhurnuar për Tempullin

Abonentët e revistave Liahona dhe Ensign do të marrin broshurën e azhurnuar Tempuj të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshm në vend të numrave të tyre të zakonshëm të tetorit 2010.

Kjo broshurë është një version i azhurnuar i një botimi që ka më shumë se 50 vjet që shtypet. Ajo ka filluar si një numër i revistës së Kishës Improvement Era në vitin 1955. Më vonë u bë një broshurë më vete e cila, që nga ajo kohë, është azhurnuar tetë herë. Versioni më i fundit do të përfshijë artikuj e fotografi të reja dhe do të botohet në 45 gjuhë.

Profetët e ditëve të mëvonshme, përfshirë Presidentin Tomas S. Monson, i kanë nxitur vazhdimisht anëtarët që të marrin vetë ordinancat e tyre të tempullit dhe që pastaj të kthehen në tempull për të bërë punë për paraardhësit e tyre.

Broshura ka për qëllim të japë mësim doktrinat dhe parimet e adhurimit në tempull. Anëtarët e Kishës nxiten të kenë të paktën një kopje në shtëpitë e tyre kështu që prindërit të mund t’i përdorin broshurat në mbrëmjet familjare në shtëpi ose në mjedise të tjera për t’u dhënë mësim familjeve të tyre mbi tempullin.

Të gjithë njerëzit mund të gjejnë në broshurë diçka që gjen zbatim për ta. Artikujt e rinj në këtë botim të broshurës përfshijnë “Bekime të Tempullit”, nga Presidenti Tomas S. Monson dhe “Përgatituni për Bekimet e Tempullit”, nga Plaku Rasëll M. Nelson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Broshura përmban gjithashtu një artikull për rininë me titull “Ta Bëni Tempullin Pjesë të Jetës Suaj” dhe fëmijët mund të mësojnë për tempujt nga një artikull me titull “Shtegu Juaj për në Tempull”. Të gjithë lexuesit do të kënaqen nga shfletimi i kompletit të fotografive të tempujve në mbarë botën. Broshura përmban gjithashtu përgjigje ndaj pyetjeve që bëhen zakonisht për të ndihmuar anëtarë që po përgatiten të shkojnë në tempull për herën e parë.

Anëtarët nxiten ta ndajnë këtë broshurë me anëtarë të familjes së tyre dhe miq të besimeve të tjera. Kopje të tjera të broshurës do të jenë të disponueshme tek qendrat e shpërndarjes së Kishës dhe tek LDScatalog.com.

Presidentët e kunjeve, peshkopët dhe mësuesit e klasës për përgatitjen për në tempull mund të zgjedhin t’i përdorin këto materiale si një burim plotësues me manualin e mësuesit Dhuruar nga Lart dhe broshurën Përgatitja për të Hyrë në Tempull.

Si të jetë me vend, udhëheqësit e priftërisë mund t’iu japin nga një broshurë anëtarëve që e kanë marrë tashmë indaumentin për t’i ndihmuar të kujtojnë vetë përvojat e tyre në tempull. Mund të jetë gjithashtu e dobishme për të ndihmuar ata që kthehen në aktivitet në Kishë, të cilët po përgatiten për t’u vulosur në tempull.

“Kjo broshurë mund të jetë një burim i mrekullueshëm për të gjithë anëtarët”, tha Plaku Joshihiko Kikuçi nga Të Shtatëdhjetët. “Është një mjet ndihmës për të kujtuar përvojën e shenjtë të tempullit, besëlidhjet e bekimet shoqëruese dhe përgjegjësitë individuale të anëtarëve që të bëjnë punë historie familjare për të gjetur paraardhësit e tyre dhe për të siguruar ordinancat thelbësore të tempullit për ta, duke marrë pjesë aktivisht në shërbimin në tempull.”

Në tetor, abonentët do të marrin një version të azhurnuar të broshurës për tempullin.

Fotografia © 1996 Steve Tregeagle