2011
Përvjetori i 400-të i Biblës Festohet më Mirë me Më Shumë Studim, Sugjerojnë Fjalët e Apostujve
Maj 2011


Përvjetori i 400-të i Biblës Festohet më Mirë me Më Shumë Studim, Sugjerojnë Fjalët e Apostujve

“Nuk ishte ndodhi apo rastësi që ne kemi Biblën sot”, tha Plaku M. Rasëll Ballard i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve.1 Ai shpjegon se Bibla ekziston në saje të bindjes së individëve të drejtë që ndoqën nxitjet për të shënuar përjetimet dhe mësimet hyjnore, si dhe të besimit e të guximit të të tjerëve, përfshirë përkthyesit, që më vonë sakrifikuan shumë për të “mbrojtur dhe ruajtur” Biblën.

2 maj 2011, shënon 400-vjetorin e botimit të parë të Versionit të Mbretit Xhejms të Biblës. Në mbarë botën, njerëzit janë tashmë duke përkujtuar botimin e Biblës me simpoziume, festime, koncerte, konkurse të të folurit dhe të tjera. Anëtarë të Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve sugjerojnë një mënyrë tjetër për të shënuar rastin: duke zhvilluar një dashuri për Biblën ndërsa studiojmë jetën dhe shërbesën e Shpëtimtarit dhe fjalët e profetëve dhe apostujve të lashtë.

“Sa mirënjohës duhet të jemi për Biblën e Shenjtë”, tha Plaku Ballard. “Unë e dua Biblën, mësimdhënien e saj, mësimet e saj dhe shpirtin e saj. … E dua këndvështrimin dhe paqen që vijnë nga leximi i Biblës.”2

Plaku Xhefri R. Holland i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve është dakord. “Ne e duam dhe e nderojmë Biblën”, tha ai. Ajo “është identifikuar e para në kanunin tonë, ‘veprat tona standarde’.”3 Ai na kujtoi se Rivendosja ndodhi sepse Jozef Smithi studioi Biblën dhe ushtroi besim në premtimin e bërë te Jakobi 1:5 që Perëndia do t’u përgjigjet pyetjeve tona.

Duke rikujtuar ngjarjet që shtruan rrugën për Rivendosjen, Plaku Robert D. Hejls i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve foli me mirënjohje për të gjithë ata që e bënë të mundur përkthimin dhe botimin e Biblës. Për shkak të punës së tyre, Versioni i Mbretit Xhejms i Biblës u bë i mundshëm për këdo që ta lexojë – dhe ngaqë ajo ishte e mundshme për Jozef Smithin, Kisha e vërtetë u rivendos në tokë. “A ka ndonjë çudi që Versioni i Mbretit Xhejms është Bibla anglisht e miratuar e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme sot?” pyeti Plaku Hejls.4

“Ne duhet të kujtojmë martirët e panumërt të cilët e njihnin fuqinë e [Biblës] dhe të cilët dhanë jetën e tyre, që [ne të mund të gjejmë] brenda fjalëve të saj [lumturinë e] përjetshme [dhe paqen e] mbretërisë së Atit tonë Qiellor”, tha Plaku Ballard.5

Presidenti Bojd K. Paker, President i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi një histori rreth shikimit të një Bible familjare me histori shekullore dhe gjetjes së një citati në faqen e titullit që thoshte: “Përshtypja më e ndershme e Biblës është ta kesh atë të shtypur mirë në zemrën e Lexuesit”.6 Ai vazhdon me këtë shkrim: “Ju jeni letra jonë, e shkruar në zemrat tona, e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit” (2 Korintasve 3:2).

Duke njohur dhe dashur Biblën dhe tekstet e shenjta shoqëruese, ne mund të tregojmë vlerësimin tonë dhe të gëzojmë bekimet e Rivendosjes së ungjillit.

“Merrni në konsideratë madhësinë e bekimet tonë që kemi Biblën e Shenjtë dhe afro 900 faqe të tjera shkrimi të shenjtë”, tha Plaku D. Tod Kristoferson. “Qoftë e mundur që të ushqehemi vazhdimisht me bollëk mbi fjalët e Krishtit, të cilat do të na tregojnë gjithçka që ne duhet të bëjmë.”7

Shënime

  1. M. Rusëll Ballard, “Mrekullia e Biblës së Shenjtë,” Liahona dhe Ensign, maj 2007, f. 80.

  2. M. Rusëll Ballard, Liahona dhe Ensign, maj 2007, f. 81.

  3. Jeffrey R. Holland, “Fjalët e Mia … Kurrë s’Pushojnë”, Liahona dhe Ensign, maj 2008, f. 92.

  4. Robert D. Hales, “Preparations for the Restoration and the Second Coming: Dora Ime do të Jetë mbi Ty”, Liahona dhe Ensign, nëntor 2005, f. 90.

  5. M. Rusëll Ballard, Liahona dhe Ensign, maj 2007, f. 80.

  6. Bojd K. Paker, “The Book of Mormon: Një Dëshmi tjetër e Jezu Krishtit”, Liahona, janar 2002, f. 73; Ensign, nëntor 2001, f. 63.

  7. D. Tod Kristoferson, “Bekimi prej Shkrimeve të Shenjta”, Liahona, dhe Ensign, maj 2010, f. 35.

Versioni 400-vjeçar i Mbretit Xhejms i Biblës së Shenjtë vazhdon të ndikojë te anëtarët e Kishës sot.

© IRI

Shtyp në Letër