2013
Plaku Rendi D. Fank
Maj 2013


Plaku Rendi D. Fank

i Të Shtatëdhjetëve

Plaku Rendi D. Fank

Plaku Rendi Denis Fank, i Kuorumit të Dytë të Të Shtatëdhjetëve, e ka jetuar jetën me këtë parim thelbësor: “Mirëbeso te Zoti dhe te mirësia e Tij”.

Gjatë vitit të tretë për juridik, bashkëshortja e tij ishte shtatzënë më fëmijën e dytë dhe ai ishte bashkëredaktor për shqyrtimin e ligjeve kur i erdhi thirrja për të shërbyer si president i kuorumit të pleqve. “Në këtë kohë sfiduese e pranova thirrjen dhe iu luta Atit Qiellor për të më forcuar dobësinë që të shërbeja efektshëm”, tha ai. “Kisha nevojë për ndihmë që të përmbushja thirrjen time, të përfundoja me sukses shkollën, të gjeja punë dhe të kujdesesha për familjen time të re. Bekimet që morëm qenë përtej asaj që meritonim. Ajo përvojë më dha besim të madh te mirësia e Zotit dhe te bekimet e Tij mbi ata që përpiqen me zell t’i shërbejnë Atij.”

I lindur në gusht të 1952–shit nga C. Denis dhe Rebeka Fank, ai u rrit në Manti, Juta; Madison, Uiskonsin; dhe Smithfilld, Juta, SHBA. Ai pa të atin të shërbente me besnikëri në Kishë dhe iu mësua rëndësia e përmbushjes së detyrave të priftërisë.

Pas shërbimit në një mision në Indonezi, ai u martua me Andrea Klaidin më 29 maj 1976, në Tempullin e Loganit në Juta. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve. Plaku Fank mori diplomë për histori nga Universiteti Shtetëror i Jutas dhe doktoratë për jurist nga Universiteti i Jutas. Ai ishte ortak në një firmë të madhe ligjore në Denver të Kolorados, përpara shërbimit të tij me kohë të plotë në Kishë, i cili filloi me thirrjen e tij si president i Misionit të Indisë, Bangalorë në vitin 2010.

“Kur shkuam në Indi, ne kishim besim te fjalët e Shpëtimtarit: ‘Dhe përsëri, unë ju them se këdo që do ta dërgoni në emrin tim, me anë të zërit të vëllezërve tuaj, të Dymbëdhjetëve, të rekomanduar dhe të autorizuar siç duhet nga ju, do të ketë fuqi për të hapur derën e mbretërisë sime për cilindo komb ku ju do t’i dërgoni ata’ (DeB 112:21).” Plaku Fank ka shërbyer si president i kuorumit të pleqve, president i Të Rinjve, peshkop, president kunji dhe I Shtatëdhjetë Zonal.