2020
Përshëndetje nga Argjentina!
Korrik 2020


Përshëndetje nga Argjentina!

Hello from Argentina

Tjeta! Ne jemi Margo dhe Paolo.

Bashkohu me ne teksa vizitojmë Argjentinën!

Argjentina është një vend në Amerikën e Jugut. Është më shumë se 3 200 km e gjatë. Në veri, bën shumë nxehtë gjatë verës. Në jug, ka akullnaja të ngrira gjatë gjithë vitit.

Empanadhat janë një ushqim i mirënjohur në Argjentinë. Janë si byreçka të mbushura me mish viçi, misër ose fruta. Të shijshme!

Lopçarët thirren gauços në Argjentinë. Ata rritin lopë dhe kuaj.

Shumë njerëz blejnë ushqim në tregjet në natyrë. Ky djalë po e ndihmon të atin të mbajë një sandía ose një shalqi.

Kjo vajzë vizitoi tempullin e Kordovës në Argjentinë ditën që u përkushtua. Së shpejti Argjentina do të ketë tre tempuj!

Në Argjentinë jetojnë shumë kafshë interesante – jaguarët, kondorët dhe pinguinët.

Në botë, Ushuaia është një nga qytetet më të afërta me Polin Jugor. Në atë qytet ka tri lagje të Kishës.

Njihu me disa nga shokët e shoqet tona nga Argjentina!

Kur Presidenti Rasëll M. Nelson paraqiti programin e ri të synimeve për fëmijët dhe rininë, unë vendosa synimet për të vrapuar, për të qenë një shok i mirë dhe për t’i bërë lutjet më mirë. Dhashë dëshminë time në mbledhjen e sakramentit se e di që nëse e bëj këtë program, Ati Qiellor do të më ndihmojë.

Gonzalo L., mosha 7 vjeç, Buenos‑Ajres, Argjentinë

Kur i lexojmë shkrimet e shenjta, ne mësojmë rreth Jezu Krishtit dhe se si na do Ai. Kjo më ndihmon të jem e lumtur. Unë e di se Ai më do.

Ema L., mosha 5 vjeçe, Buenos‑Ajres, Argjentinë

A je nga Argjentina? Na shkruaj! Do të na pëlqente shumë të dëgjonim prej teje.

Faleminderit që e eksplorove Argjentinën me ne. Shihemi herën tjetër!