Çfarë Ke në Mendje?
Kurrë nuk kam bërë ndonjë gjë vërtet të keqe. A është ende e nevojshme të pendohem? – I pasigurt në Udine
I Dashur i Pasigurt,
Çdo njeri ka nevojë të pendohet, sepse askush nuk është i përsosur! Pendimi mund të jetë po aq i thjeshtë sa lutja drejtuar Atit Qiellor për se si të shkoi dita dhe për t’i treguar Atij se si dëshiron të veprosh më mirë nesër. Ne i kërkojmë Atij falje kur bëjmë diçka të gabuar dhe Ai na fal. Disa njerëz mendojnë se pendimi është diçka e frikshme. Por është diçka e gëzueshme! Pendimi është një dhuratë që Jezu Krishti na e dha që ne të mund të mësojmë, rritemi, ndryshojmë dhe bëhemi më shumë si Ai. Presidenti Nelson thotë që ne duhet të pendohemi çdo ditë. Kur e bën këtë, ti do të ndiesh më shumë paqe dhe fuqi në jetën tënde.
Me dashuri,
Miku
Provoje këtë!
Do të kesh nevojë për:
kripë gjelle
piper të zi
lugë plastike
peshqir
-
Derdh ca kripë në një pjatë. Kjo përfaqëson faktin që jemi të pastër dhe të kulluar përpara se të mëkatojmë.
-
Hidh pak piper mbi kripën. Kjo përfaqëson zgjedhjet e gabuara që bëjmë.
-
Tani merre lugën plastike dhe fërkoje me peshqir.
-
Lëvize ngadalë lugën mbi kripën dhe piperin. Piperi do të ngjitet te luga! Kjo është sikur të marrim falje kur pendohemi.
Sikurse luga që e largon piperin në këtë veprimtari, pendimi mund të na bëjë të pastër nga zgjedhjet e gabuara që i bëjmë çdo ditë – të mëdha apo të vogla. Për shkak të Jezu Krishtit dhe Shlyerjes së Tij, ne të gjithë kemi mundësinë të pendohemi.