Liahona
Gjetja e Lehtësimit te Jezu Krishti
Shtator 2024


“Gjetja e Lehtësimit te Jezu Krishti”, Liahona, shtator 2024.

Mirë se Vini në Këtë Numër Botimi

Gjetja e Lehtësimit te Jezu Krishti

Këtë muaj, në pjesën tonë të studimit te programi Eja, Më Ndiq, ne lexojmë rreth një përvoje të veçantë e të pashoqe: Krishti i ringjallur që viziton kontinentin amerikan dhe i fton nefitët: “Ejani tek unë, që të mund të vini duart tuaja në anën time dhe gjithashtu të ndieni gjurmët e gozhdëve në duart e mia dhe në këmbët e mia, që ju të dini se unë jam Perëndia i Izraelit dhe Perëndia i tërë tokës dhe se u vrava për mëkatet e botës” (3 Nefi 11:14).

Siç bëri me nefitët, Jezu Krishti e fton secilin prej nesh që të vijë dhe të ketë një përvojë vetjake me Të dhe të zhvillojë një marrëdhënie besëlidhëse me Të. Sa mirënjohëse jam që Ai na do në këtë mënyrë dhe dëshiron të jetë me ne! Për shkak të Tij, ne nuk jemi kurrë vetëm. Në artikullin tim, unë tregoj se “[ishte] syn[uar që ne] të bëhemi bashkëpjesëmarrës me Zotin në një mënyrë të fuqishme nëpërmjet besëlidhjeve tona” (faqe 44). Kur vijmë te Jezu Krishti nëpërmjet zgjedhjeve tona të përditshme për t’i mbajtur besëlidhjet e shenjta, ne ndërtojmë një marrëdhënie me Të që do të sjellë dashurinë dhe lehtësimin e Tij në jetën tonë dhe jetën e familjarëve tanë.

Ne e kujtojmë Jezu Krishtin duke e veshur veshjen e brendshme të tempullit pasi marrim dhurimin, shpjegon Presidenti Xhefri R. Holland në artikullin e tij “Veshja e Brendshme e Priftërisë së Shenjtë” (faqe 4). Ai përmend premtimin e Presidencës së Parë se mbajtja e besëlidhjeve tona dhe veshja e veshjes së brendshme do të na japë qasje më të madhe ndaj mbrojtjes dhe fuqisë së Shpëtimtarit.

Unë dëshmoj se Ati ynë Qiellor dhe Shpëtimtari ju duan dhe se Jezu Krishti erdhi për këtë qëllim: për të na sjellë lehtësimin që kërkojmë. Jezu Krishti është lehtësim.

Sinqerisht,

Kristin M. Ji,

Këshilltare e Dytë në Presidencën e Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës

Jezusi duke shëruar një të verbër

“Derisa jam në botë, unë jam drita e botës.

Pasi [Jezusi] kishte thënë këto gjëra, pështyu përdhe, bëri baltë me pështymë dhe leu sytë e të verbrit me të.

Pastaj i tha: ‘Shko, lahu në pellgun e Siloamit’ …; dhe ai shkoi atje, u la dhe u kthye duke parë.”

He Anointed the Eyes of the Blind Man [Ai i Vajosi Sytë e të Verbrit], nga Walter Rane