Liahona
Mirënjohës për një Profet
Shtator 2024


“Mirënjohës për një Profet”, Liahona, shtator 2024.

Për Prindërit

Mirënjohës për një Profet

Presidenti Rasëll M. Nelson duke shtrënguar duart me një grua në Havai

Presidenti Rasëll M. Nelson përshëndet shenjtorët e ditëve të mëvonshme në Kona, Havai, më 16 maj 2019, gjatë turneut të tij shërbestar në shtetet e Paqësorit.

Të Dashur Prindër,

Këtë muaj, Presidenti Rasëll M. Nelson kremton ditëlindjen e tij të 100‑të. Artikujt në këtë numër reviste i vënë theksin mënyrës se si ai dhe profetë të tjerë na drejtojnë te Jezu Krishti.

Një mënyrë se si të rinjtë e të rejat mund ta ndjekin profetin, është duke iu përgjigjur ftesës së tij për të marrë pjesë rregullisht në seminar dhe për t’i lexuar shkrimet e shenjta çdo ditë. Ai u ka premtuar bekime të mrekullueshme atyre që i bëjnë këto gjëra, përfshirë të mësuarit për marrjen e zbulesës vetjake, gjetjen e përgjigjeve për pyetjet e vështira të jetës dhe arritjen për ta njohur Shpëtimtarin. A e kanë dëgjuar fëmijët tuaj adoleshentë këtë ftesë profetike? Vizitoni faqen seminary.ChurchofJesusChrist.org për të gjetur më shumë informacion.

Diskutimet mbi Ungjillin

Kujtoni Besëlidhjet Tuaja

Në artikullin e Presidentit Xhefri R. Holland në faqen 4, mësojmë se si mbajtja e besëlidhjeve tona dhe veshja e veshjes së brendshme të priftërisë së shenjtë pasi kemi marrë dhurimin [në tempull], do të sigurojnë mbrojtje dhe do të na mbajnë afër Shpirtit. Mund t’i tregoni familjes një citim nga artikulli dhe të flisni rreth asaj se si veshja e veshjes së brendshme “është një shprehje e jashtme e një zotimi të brendshëm”. Cilat janë shprehje të tjera të jashtme që i bëjmë për të treguar zotimin tonë për të qenë dishepuj?

Zbatoni Urdhërimet

Plaku Ajzek K. Morison i kërkoi Presidentit Nelson një mesazh vetjak për bashkëshorten dhe fëmijët e tij. Përgjigjja e profetit ishte: “Zbatoni urdhërimet”. (Shihni faqen 20.) Mund t’i pyetni fëmijët tuaj: Si do të ndryshonin zgjedhjet tuaja nëse profeti do të ulej në tryezë me ju dhe do t’ju kërkonte që t’i zbatoni urdhërimet?

Ndiqeni Profetin

Presidenti Nelson mbush 100 vjeç këtë muaj! Presidenti Dallin H. Ouks tregon disa nga mësimet që ai i ka mësuar nga profeti (shihni faqen 12). Çfarë kanë mësuar fëmijët tuaj nga profeti? A ka pasur ndonjë bisedë apo takim shpirtëror të caktuar që u ka bërë përshtypje? Jepni mendimet tuaja. Ju mund të shihni një mesazh me material filmik prej tij.