Për Revistat e Kishës
PBR-të Shtesë
PBR-të Shtesë


“PBR-të Shtesë”, janar 2021.

PBR-të Shtesë

Pamja
nënë e bijë

Si të bëj pyetje rreth abonimit tim?

Për pyetje rreth abonimit tuaj, vizitoni faqen store.ChurchofJesusChrist.org dhe gjeni numrin për vendndodhjen tuaj te pjesa “Vihuni në Kontakt me Ne”.

Kush mund të marrë një abonim falas të revistave të shtypura në letër?

Presidenca e Parë i ka nxitur udhëheqësit e lagjeve dhe të degëve që t’i ndihmojnë anëtarët se si të përdorin përmbajtjen e revistave të shtypura në letër ose digjitale nga Kisha, në mënyrat vijuese:

Ofrojuni revista anëtarëve të sapopagëzuar: Pasi pagëzohen anëtarët e rinj, atyre duhet t’u tregohet se si të përdorin revistat e Kishës në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në internet. Nëse parapëlqejnë një revistë të shtypur në letër, anëtarëve të rinj mund t’u jepet një abonim falas njëvjeçar duke përdorur fondet e njësisë.

Sigurojuni revista rinisë dhe fëmijëve: Duke përdorur fondet e njësisë, abonimet duhet të vihen në dispozicion për të gjithë fëmijët dhe rininë që frekuenton kishën pa një prind ose kujdestar.

Si t’u dorëzoj revistave një artikull, ide ose përshtypje?

Që t’u dorëzoni revistave një artikull, ide ose përshtypje, përdorni hallkat lidhëse më poshtë:

Liahona: Dorëzojini artikuj, ide dhe përshtypje revistës Liahonainternet.

E Përjavshmja për TRMM-të: Dorëzojini artikuj, ide dhe përshtypje revistës E Përjavshmja për TRMM-tëinternet.

Për Forcën e Rinisë: Dorëzojini artikuj, ide dhe përshtypje revistës Për Forcën e Rinisëinternet ose na dërgoni mesazh me postë elektronike te ftsoy@ChurchofJesusChrist.org.

Liahona: Dorëzojini artikuj, ide dhe përshtypje revistës Mikuinternet ose na dërgoni mesazh me postë elektronike te friend@ChurchofJesusChrist.org.

Përse u ndryshuan revistat Ensign dhe New Era?

Për shumë vite, Kisha botoi tri revista në anglisht (Friend, New Era dhe Ensign), si dhe një revistë të përkthyer në gjuhë të tjera (Liahona).

Duke filluar nga janari 2021, këto botime u zëvendësuan me tri revista që u shërbejnë anëtarëve në mbarë botën në shumë gjuhë: Miku për fëmijë të moshës 3–11 vjeç, Për Forcën e Rinisë për të rinj e të reja të moshës 11–18 vjeç, dhe Liahona për personat në moshë madhore.

Këto revista mbarëbotërore do të ndihmojnë për të dhënë mesazhe më të unifikuara për një grup më të gjerë lexuesish. Ky thjeshtim do të lejojë gjithashtu që Kisha të dërgojë përmbajtje në zona të ndryshme të botës më shpesh se ndonjëherë më parë.

Si të abonohem?

Ju mund të abonoheni te store.ChurchofJesusChrist.org, nëpërmjet qendrës suaj vendore të shpërndarjes ose duke kontaktuar Sektorin e Shërbimeve Mbarëbotërore. Njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada mund të marrin në telefon te 1‑800‑537‑5971.

Sa shpesh do të kem mundësi të marr një revistë?

Duke filluar nga janari 2021, revista të shtypura në letër dhe digjitale do të jenë në dispozicion çdo muaj në gjuhët vijuese: anglisht, danisht, finlandisht, frëngjisht, gjermanisht, holandisht, hungarisht, italisht, japonisht, kinezisht, kinezishte e thjeshtuar, koreanisht, norvegjisht, portugalisht, rusisht, samoanisht, sebuanisht, spanjisht, suedisht, tagalogisht, tajlandisht, tonganisht dhe ukrainisht.

Në gjuhët vijuese do të ketë në dispozicion revista të shtypura në letër dhe digjitale çdo dy muaj (gjashtë herë në vit): armenisht, bislamaisht, bullgarisht, çekisht, estonisht, fixhianisht, greqisht, indonezisht, islandisht, kamboxhianisht, kiribatisht, kroatisht, letonisht, lituanisht, malagasisht, marshallisht, mongolisht, polonisht, rumanisht, sllovenisht, suahilisht, shqip, tahitianisht dhe vietnamisht. Përveç këtyre, përmbajtje e përzgjedhur nga revistat do të jetë në dispozicion në këto gjuhë në format digjital në muajt që një revistë e shtypur në letër nuk është në dispozicion.

Në gjuhët vijuese, do të ketë në dispozicion përmbajtje të përzgjedhur revistash vetëm në format digjital në çdo muaj: afrikaanisht, amharikisht, arabisht, burmanisht, çukezisht, efikisht, fantisht, gjeorgjianisht, haitisht, hiligainonisht, hindisht, hindisht (e Fixhit), hmongisht, igboisht, ilokanoisht, japeseisht, jorubaisht, kiniaruandaisht, kosaisht, kosraeanisht, laosianisht, lingalaisht, malaisht, maltezisht, nepalisht, palauanisht, pohnpeianisht, sothoishtja jugore, serbisht, sinhalaisht, sllovakisht, shonaisht, tamilisht, teluguisht, tsuanaisht, tshilubaisht, tuisht, turqisht, urduisht dhe zuluisht.

Shtyp në Letër