Seminari
Mosia 26: “Në Qoftë se i Rrëfen Mëkatet e Tij … dhe Pendohet”


“Mosia 26: ‘Në Qoftë se i Rrëfen Mëkatet e Tij … dhe Pendohet’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mosia 26”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mosia 26

“Në Qoftë se i Rrëfen Mëkatet e Tij … dhe Pendohet”

një i ri duke folur me peshkopin ose presidentin e tij të degës

Si mund të na ndihmojë pendimi në jetën tonë të përditshme? Përse është e nevojshme t’i rrëfejmë mëkatet tona si pjesë e pendimit tonë? Si kryeprift në Kishën e Shpëtimtarit, Alma donte t’i ndihmonte ata që kishin kryer mëkate të rënda. Zoti i dha atij drejtim të qartë për sa i përket asaj që ai duhej të bënte. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh natyrën e dashur dhe falëse të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe arsyen përse duhet të pendohemi për mëkatet tona.

Çfarë do të bëje?

Përfytyro sikur e dëgjove dikë të përmendte pyetjet dhe shqetësimet vijuese rreth pendimit:

  • Nuk jam i/e sigurt a ia vlen të pendohesh.

  • Përse duhet t’i rrëfej mëkatet e mia? Përse disa mëkate duhet t’i rrëfehen një udhëheqësi të priftërisë?

  • Kam mëkatuar aq shumë sa Zoti nuk mund të më falë.

Mendo për një çast nëse njeh ndonjë që mund ta gjejë veten te ndonjëri nga këto shqetësime.

  • Çfarë pyetjesh ose shqetësimesh të tjera mund të ketë dikush rreth pendimit?

Përsiat për një ose dy nga këto pyetje ose shqetësime që do të ishin më kuptimplota për t’u përqendruar teksa e studion këtë mësim. Kërko udhërrëfim nga Ati Qiellor për të të ndihmuar t’i gjesh përgjigjet dhe ta shtosh kuptueshmërinë tënde për pendimin.

Problemet në Kishë

Pasi Zoti e çliroi Almën dhe popullin e tij nga robëria, ata u bashkuan me nefitët dhe popullin e Limhit në Zarahemla. Atje, mbreti Mosia e caktoi Almën si udhëheqës të Kishës. Disa njerëz nën drejtimin e Almës po kryenin mëkate të rënda dhe nuk po pendoheshin (shih te Mosia 26:1–6). Ata u çuan përpara Almës, por Alma e pati të vështirë të dinte si të përgjigjej.

Lexo te Mosia 26:13–15, 19–24, 28–31 dhe kërko udhërrëfimin që Zoti i dha Almës.

  • Çfarë tha Zoti se njerëzit duhet të bëjnë për t’u pranuar dhe për të marrë falje prej Tij?

  • Sipas vargut 23, përse është Shpëtimtari i kualifikuar për të përcaktuar se kush mund të marrë falje dhe jetë të përjetshme?

  • Çfarë mësove tjetër rreth Zotit nga këto vargje?

Nëse pendohemi

Ti mund të kesh përcaktuar parime si ato në vijim: Nëse i rrëfejmë mëkatet tona dhe pendohemi me çiltërsinë e zemrës sonë, Zoti do të na falë. Aq herë sa të pendohemi, Zoti do të na falë.

  • Çfarë do të thotë t’i rrëfejmë mëkatet tona?

  • Çfarë mendon se do të thotë të “pendohe[sh] me çiltërsinë e zemrës [tënde]” (Mosia 26:29)?

  • Si ndikon njohja e natyrës falëse të Zotit në qëndrimin tënd kundrejt pendimit?

Këto parime mund të ndihmojnë për pyetjet dhe shqetësimet rreth pendimit nga fillimi i mësimit.

  1. Përzgjidh dy nga katër shqetësimet dhe përgjigju për pyetjet përkatëse:

Shqetësimi A: Nuk jam i/e sigurt a ia vlen të pendohesh.

  • Çfarë shkrimesh të shenjta dhe parimesh nga Mosia 26 ose shkrime të tjera të shenjta mund të tregosh që mund të ndihmojnë për këtë shqetësim?

Mos harro që vetë Alma kishte kryer mëkate të rënda më herët në jetën e tij dhe ishte penduar dhe kishte marrë falje nëpërmjet Shpëtimtarit Jezu Krisht (shih te Mosia 11:5–7; 18:1–3; 26:15, 20).

  • Çfarë mendon se mund t’i tregojë Alma dikujt që e ka këtë shqetësim?

Përsiat për atë që ti ose ata që njeh, kanë përjetuar kur u ktheve te Shpëtimtari Jezu Krisht nëpërmjet pendimit.

Shqetësimi B: Përse duhet t’i rrëfej mëkatet e mia? Përse disa mëkate duhet t’i rrëfehen një udhëheqësi të priftërisë?

Zoti i tha Almës se ata që kishin mëkatuar do të duhet t’i “rrëfen[in] mëkatet e [tyre] para teje [Almës, udhëheqësit të tyre të priftërisë] dhe meje [Zotit]” (Mosia 26:29).

  • Përderisa Zoti i di tashmë mëkatet tona, përse është e rëndësishme që t’ia rrëfejmë ato Atij? Si do ta bekojë kjo gjë jetën tonë?

Lexoji thëniet vijuese nga broshura Për Forcën e Rinisë dhe Plaku C. Skot Grou, Autoritet i Përgjithshëm i Shtatëdhjetë nderi, dhe kërko ide rreth kohës dhe arsyes përse ne duhet të rrëfehemi te një peshkop ose president dege.

“Peshkopi ka të drejtë për zbulesë nga Fryma e Shenjtë lidhur me anëtarët e lagjes së tij, duke ju përfshirë juve. [Ai] mund t’ju ndihmojë përmes procesit të pendimit në mënyra që prindërit ose udhëheqësit e tjerë nuk janë në gjendje t’i ofrojnë. …

[Nëse nuk rrëfehemi, ne] vazhdo[jmë] ta mbaj[m]ë [të] vetëm barrën e mëkatit, në vend që ta lejoj[m]ë Shpëtimtarin [ta] largojë atë.” (C. Skot Grou, “Përse dhe Çfarë Duhet t’i Rrëfej Peshkopit Tim?New Era, tetor 2013, f. 28–29 ose Liahona, tetor 2013, f. 58, 59)

  • Si mund ta ndihmojë kjo thënie dikë për shqetësimet rreth rrëfimit para udhëheqësit të tij ose të saj të priftërisë?

Shqetësimi C: Kam mëkatuar aq shumë sa Zoti nuk mund të më falë.

Shqetësimi D: Sipas zgjedhjes sate

Mendo për një tjetër shqetësim ose pyetje nga jeta reale që dikush mund të ketë rreth pendimit. Studioji përkufizimet e fjalëve “Pendohem, Pendim” ose “Rrëfej, Rrëfim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (scriptures.ChurchofJesusChrist.org), duke kërkuar të vërteta që mund të ndihmojnë. Ti mund të shqyrtosh gjithashtu shkrimet e shenjta që lidhen me fjalët “Pendohem, Pendim” ose “Rrëfej, Rrëfim” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (ChurchofJesusChrist.org). Mund të jetë gjithashtu e dobishme të studiosh temën “pendimi” në broshurën Për Forcën e Rinisë dhe të përsiatësh për atë që di rreth Zotit që mund të të ndihmojë.

Çfarë ndodhi?

Lexo te Mosia 26:34–37, duke kërkuar atë që ndodhi ndërsa Alma ndoqi udhëzimet e Zotit.

Shkruaje në ditarin tënd të studimit atë që mund të duash të kujtosh ose të bësh për shkak të këtij mësimi. Ky reflektim mund të përfshijë mënyrën se si ti dëshiron ta kujtosh gatishmërinë e Zotit për të falur ose mënyrën se si ti mund të duash të përpiqesh t’i rrëfesh dhe të pendohesh për mëkatet e tua.