Seminari
Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Zbato


“Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor: Kupto dhe Zbato”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Përsëritja 12 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Zbato

Krishti duke dhënë mësim në sinagogë

Ky mësim do të të ndihmojë të përsëritësh dhe ushtrosh kuptueshmërinë dhe zbatimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor që ke studiuar.

Të kuptuarit e fragmenteve të zotërimit doktrinor

Përfytyro sikur ke mundësinë të flasësh me dikë i cili mendon se nuk i kupton shkrimet e shenjta dhe nuk është i sigurt se dëshiron të përpiqet.

  • Pse është e rëndësishme të përpiqemi fort t’i kuptojmë shkrimet e shenjta?

  • Nëse do të jepje këshillë lidhur me atë që dikush mund të bëjë për të rritur kuptueshmërinë e vet, çfarë do të thoshe?

Disa mënyra për ta thelluar kuptueshmërinë tënde përfshijnë:

  • kërkimin e fjalëve që ti nuk i kupton;

  • leximin e kreut të kapitullit ose të vargjeve që vijnë përpara ose pas fragmentit që po studion për kontekst;

  • leximin e referencave-kryq te poshtëshënimet;

  • kërkimin e fjalëve të rëndësishme tek Topical Guide [Udhëzuesi Tematik] ose Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta;

  • kërkimin e ndihmës nga një prind, mësues ose udhëheqës i Kishës;

  • përcaktimin e të vërtetave rreth Jezu Krishtit; dhe

  • përsiatjen se si të jetuarit sipas atyre të vërtetave mund të të ndihmojë të afrohesh më shumë me Shpëtimtarin.

Përzgjidh dy fragmente të zotërimit doktrinor nga 1 Nefi deri te Mosia rreth të cilave ndihesh i frymëzuar të dish më shumë. Më pas, gjej disa minuta për t’i lexuar ato me kujdes dhe përdore një nga aftësitë e renditura më lart për ta thelluar kuptueshmërinë tënde. Ti mund të provosh një ose dy aftësi që nuk i ke provuar më parë.

12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor

Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

1 Nefi 3:7

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:25

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 2:27

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 26:33

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 28:30

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”.

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:3

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

2 Nefi 32:8–9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Ju duhet të luteni gjithmonë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:17

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 2:41

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 3:19

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 4:9

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.”

Referenca e Shkrimit të Shenjtë

Mosia 18:8–10

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

“Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.”

ikonë, shëno
  1. Trego se cilat fragmente të zotërimit doktrinor zgjodhe, aftësinë që përdore për ta thelluar kuptueshmërinë dhe çdo ide që fitove nga studimi yt.

Zbatimi i fragmenteve të zotërimit doktrinor

  1. Zgjidh ose veprimtarinë A ose B për të ushtruar zbatimin e një prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që përzgjodhe.

Veprimtaria A. Krijo një skenar

  1. Në njërën anë të një cope letre, shkruaj një pyetje për ungjillin që mund të marrë përgjigje ose një rrethanë që mund të marrë ndihmë duke përdorur këtë fragment të zotërimit doktrinor.

  2. Në anën tjetër, shkruaj referencën e zotërimit doktrinor, frazën kyç dhe një shpjegim të shkurtër të mënyrës se si mund të ndihmojë.

Veprimtaria B. Bëje përvijimin në një material filmik

Përfytyro sikur kunji yt ka përzgjedhur një nga frazat kyç të shkrimit të shenjtë për zotërimin doktrinor si temë për konferencën e të rinjve. Ata të kanë kërkuar të planifikosh një material filmik për ta paraqitur temën. Krijo një përvijim për një material filmik që përfshin

  • frazën kyç dhe referencën e shkrimit të shenjtë,

  • një mënyrë krijuese për të shpjeguar se çfarë kuptimi ka fragmenti i zotërimit doktrinor dhe përse është i rëndësishëm për të rinjtë dhe

  • se si mund të zbatohet në jetën tonë dhe të na ndihmojë të afrohemi më shumë me Shpëtimtarin. (Ti mund të përfshish një shembull ose histori nga shkrimet e shenjta, konferenca e përgjithshme ose jeta jote.)