“Zotërimi Doktrinor: Alma 41:10 – ‘Ligësia Kurrë Nuk ka Qenë Lumturi’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Alma 41:10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Alma 41:10
“Ligësia Kurrë Nuk ka Qenë Lumturi”
Tek Alma 41:10, ti mësove se “ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi”. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh fragmentin e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Alma 41:10, ta shpjegosh doktrinën dhe të ushtrosh zbatimin, në situata nga jeta reale, e parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh, përsërite disa herë frazën kyç dhe referencën e zotërimit doktrinor, “Alma 41:10: ‘Ligësia kurrë nuk ka qenë lumturi’”. Përpiqu ta shikosh atë më pak çdo herë që e përsërit. Nëse do të të pëlqente një sfidë shtesë, përpiqu ta mësosh përmendsh të gjithë fragmentin. Mund të jetë e dobishme të përdorësh programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor].
Ushtroje vënien në zbatim
Përgjigjet mund të gjenden në fund të këtij mësimi.
Lexoje skenarin vijues:
Bledi, një anëtar i Kishës, po has vështirësi për të kuptuar rëndësinë e zbatimit të urdhërimeve të Perëndisë. Kohët e fundit ai të tha: “Njoh shumë njerëz që i shkelin urdhërimet dhe duket se kanë jetë shumë të mirë. Si mund të thuash se, për të qenë i lumtur, duhet të zbatosh urdhërimet?” Ti mund ta shohësh sinqeritetin e pyetjes së Bledit, por e ndien se ke nevojë për pak kohë për t’i mbledhur të gjitha mendimet e tua për t’u përgjigjur. Të dy bini dakord të flisni më shumë rreth pyetjes së tij të nesërmen.
Përdore atë që ke mësuar dhe ndier gjatë studimit të vargut tek Alma 41:10 dhe parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për t’u përgatitur për të diskutuar pyetjen e Bledit.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Shkrimet e shenjta janë burime të caktuara në mënyrë hyjnore që mund të na ndihmojnë t’u përgjigjemi pyetjeve tona. Lexo tek Alma 41:10 dhe gjej të paktën një fragment tjetër të zotërimit doktrinor që mund të të ndihmojë të përgjigjesh.
-
Mendo për disa burime që do ta ftoje Bledin t’i shqyrtonte për informacion shtesë. Mund të shpjegosh madje se çfarë e bën një burim të besueshëm për sa i përket çështjeve shpirtërore.
Shqyrtoji konceptet ose pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Pyetjet vijuese mund të të ndihmojnë të përcaktosh supozimet që po bën Bledi:
-
Çfarë supozimesh mund të ketë ai për urdhërimet ose lumturinë?
-
Cilat mësime të ungjillit lidhen ose sigurojnë përgjigje për pyetjen e tij?
-
Si mendon, çfarë duhet të dijë Bledi rreth Atit Qiellor, planit të Tij dhe se si Ai i trajton fëmijët e Tij?
Vepro me besim
Bledi mund të veprojë me besim duke u përpjekur t’i kuptojë më mirë urdhërimet e Atit Qiellor. Zgjedhja për t’i zbatuar urdhërimet ndërsa kërkon kuptueshmëri më të madhe rreth rëndësisë së tyre do të ishte gjithashtu të vepruarit me besim. Zgjidh të paktën dy urdhërime dhe përcakto se si zbatimi i tyre mund ta ndihmojë Bledin të përjetojë lumturi ose se si shkelja e tyre mund të çojë në mjerim. Ti mund të tregosh gjithashtu se si zbatimi i këtyre urdhërimeve të ka sjellë lumturi.
Përgjigjet për veprimtarinë me përkitje janë: 1) B, F; 2) C, E dhe 3) A, D.