“Mormoni 3–6: Rënia e Kombit Nefit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Mormoni 3–6”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Mormoni 3–6
Rënia e Kombit Nefit
A ke qenë ndonjëherë i shqetësuar për dikë që e do? Duke folur për njerëzit rreth tij, Mormoni tha: “Unë i kisha udhëhequr … dhe i desha ata … me gjithë zemrën time” (Mormoni 3:12). Megjithatë Mormoni shqetësohej dhe vajtonte për popullin e tij teksa ata njerëz po shkonin drejt shkatërrimit për shkak se kishin refuzuar të drejtoheshin te Perëndia për ndihmë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ndiesh rëndësinë e të drejtuarit tek Ati Qiellor dhe Shpëtimtari në jetën tënde.
Çfarë do të bëje?
Plaku Spenser J. Kondi, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi historinë e një burri të quajtur Mërri Ling, që po kalonte mbi një urë me makinë natën kur pa makinën para tij të zhdukej papritmas. Një pjesë e madhe e urës përpara tij ishte shembur. Mërri shkeli frenat dhe e ndaloi makinën e tij fiks në kohë.
-
Po të ishe në situatën e Mërrit, cilat do të ishin disa nga gjërat e para që do të bëje pasi ta ndaloje makinën tënde?
Lexoje rrëfimin vijues se çfarë zgjodhi të bënte Mërri. Nëse dëshiron, mund ta shikosh materialin filmik “Prophets Warning” [“Paralajmërimi i Profetëve”], në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 0:00 deri në 0:58.
“Mërri … filloi t’i paralajmëronte shoferët që po afroheshin, për fatkeqësinë që i priste. Ndërsa i tundte krahët si i çmendur, u tmerrua nga një makinë që “devijoi rreth tij dhe ra në humnerë” (Stephen Johnson, “Over the Edge!” Reader’s Digest, nëntor 1977, f. 128). Një makinë e dytë mezi ndaloi në kohë, por një makinë e tretë nuk tregoi asnjë shenjë se do të ndalonte dhe u përplas me makinën e Lingut në cep të urës.
Papritmas një autobus i mbushur plot, u nis drejt Mërrit, duke i shpërfillur krahët e tij që tundeshin.” (Spencer J. Condie, “A Mighty Change of Heart”, Ensign, nëntor 1993, f. 17)
-
Po të ishe në situatën e Mërrit, si do të ndiheshe nëse njerëzit do të të shpërfillnin? A do të hiqje dorë nga përpjekja për t’i shpëtuar ata? Përse po ose përse jo?
Ashtu si Mërri Ling, Mormoni pa se populli i tij ishte nisur drejt shkatërrimit. Si drejtues i ushtrive nefite dhe si një profet i Perëndisë, Mormoni bëri gjithçka që mundej për t’i paralajmëruar ata, për t’i mbrojtur ata dhe për t’u dhënë atyre mësim rreth Shpëtimtarit. Fatkeqësisht, pjesa më e madhe e popullit të tij i shpërfilli ose refuzoi përpjekjet e Mormonit.
Rreziku që e priste popullin e Mormonit
Në njohurinë e Tij paraprake, Perëndia i kishte paralajmëruar nefitët për qindra vite rreth asaj që do të ndodhte nëse do të vazhdonin të ngrinin krye kundër Tij.
Për të parë një shembull, lexo te Helamani 13:8–10, duke kërkuar një profeci që Perëndia e bëri nëpërmjet Samuel lamanitit më shumë se 300 vjet para se të lindte Mormoni. Ndërsa lexon, vër re se kur u përmbush profecia. (Shih te 1 Nefi 12:6, 11–19 dhe 3 Nefi 27:30–32 për më shumë shembuj të njohurisë paraprake dhe paralajmërimeve të Perëndisë që do të përmbusheshin në kohën e Mormonit.)
-
Pse mendon se Perëndia do ta bënte të njohur këtë kaq kohë përpara?
Lexoji përshkrimet vijuese për përpjekjet e Mormonit për ta ndihmuar popullin e tij dhe reagimin e popullit ndaj këtyre përpjekjeve.
-
Moroni 9:3–5, 18–22 (Moroni tregoi një letër të shkruar nga i ati, Mormoni.)
-
Si mendon, pse Mormoni përpiqej kaq shumë për t’i ndihmuar ata edhe pse i dinte profecitë?
-
Çfarë ngjashmërish sheh ndërmjet përpjekjeve dhe dëshirave të Mormonit dhe atyre të Shpëtimtarit?
Thirrja ndaj Perëndisë
Mendo për disa mënyra se si mund ta përfundosh fjalinë vijuese:
-
“Shumë adoleshentë sot hasin vështirësi me ”.
Mormoni tregoi një prej arsyeve përse nefitët kishin kaq shumë vështirësi në betejat e tyre. Lexo vargun te Mormoni 5:2, duke kërkuar atë që NUK bënë nefitët ndërkohë që po luftonin.
-
Si mund të gjejë zbatim ajo që tregoi Mormoni në vargun 2, te shumë njerëz sot?
Lexoje thënien vijuese, duke përfshirë betejat që të erdhën në mendje më parë. Përsiat nëse beson se kjo thënie është e vërtetë në botën tonë sot. A është e vërtetë kjo për ndonjë nga betejat në jetën tënde? Nëse po, çfarë mund të bësh për ta ndryshuar atë?
-
“Shumë adoleshentë sot luftojnë me pa i thirrur Perëndisë për ndihmë”.
Shkatërrimi i nefitëve
Pasi i deshi, u dha mësim dhe i drejtoi ushtritë nefite për dekada, Mormoni u plagos rëndë në betejën përfundimtare me lamanitët. Nga maja e një kodre, ai mbikëqyri çfarë kishte mbetur nga kombi nefit. Vetëm 24 ushtarë nefitë i mbijetuan kasaphanës, duke përfshirë Mormonin dhe djalin e tij, Moronin (shih te Mormoni 6:9–15).
Te Mormoni 6, Mormoni shënon “betejën e fundit të popullit [të tij]” (Mormoni 6:6). Lexo te Mormoni 6:7, 10–15, duke kërkuar se çfarë u ndodhi nefitëve në këtë betejë përfundimtare.
Imagjino sikur je në pozitën e Mormonit, duke vajtuar humbjen e njerëzve që do, por duke e ditur se mund të lësh gjithsesi një mesazh të shkurtër për brezat e ardhshëm. Çfarë do të doje që të dinin njerëzit në ditët e mëvonshme?
Lexo te Mormoni 5:10–11, 16–18; 6:16–20 për të parë disa nga mesazhet që Mormoni u frymëzua të gdhendte për ne. Nëse dëshiron mund t’i shenjosh frazat që mendon se njerëzit në kohën e sotme kanë më shumë nevojë t’i dëgjojnë.
Një e vërtetë që Mormoni e dha mësim, është se Jezu Krishti qëndron krahëhapur për t’i pranuar ata që zgjedhin të pendohen dhe vijnë tek Ai (shih te Mormoni 6:17).
Merre parasysh t’i mbyllësh sytë për një çast dhe ta imagjinosh Jezusin duke qëndruar në këmbë dhe duke të të parë krahëhapur. Shënoji në ditarin tënd mendimet, ndjenjat dhe mbresat se çfarë kuptimi ka në jetën tënde që Jezusi qëndron krahëhapur për të të pranuar.