Seminari
Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27 – Mposhtja e Dobësive Tona


“Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27 – Mposhtja e Dobësive Tona”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Zotërimi Doktrinor: Ethëri 12:27

Mposhtja e Dobësive Tona

e re duke tendosur muskujt

Në studimin tënd të vargjeve tek Ethëri 12:23–27, ti mësove se, nëse jemi të përulur dhe e ushtrojmë besimin te Zoti, Ai mund t’i kthejë dobësitë tona në pika të forta. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun tek Ethëri 12:27, ta shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.

Shpjego dhe mëso përmendsh

Pa parë tek Ethëri 12:27, shiko nëse mund t’i plotësosh vendet bosh që mungojnë në këtë fjali në bazë të mësimeve të Zotit për Moronin:

  • Nëse unë , dhe , atëherë Jezu Krishti do t’i bëjë gjërat e dobëta të bëhen të forta në mua.

  • Çfarë mendon se do të ishte e rëndësishme që dikush ta kujtojë rreth kësaj fjalie?

Për të të ndihmuar ta mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë, shqyrtoji që të dyja disa herë dhe më pas përpiqu t’i shkruash ato nga sa mban mend në ditarin tënd të studimit.

Ethëri 12:27: “Në qoftë se njerëzit vijnë tek unë … atëherë unë do të bëj që gjërat e dobëta, të bëhen të forta në ta”.

Krahasoje atë që shkrove nga sa mbaje mend me referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë më lart, si dhe bëji të gjitha korrigjimet e nevojshme. Provo ta shkruash referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë tri ose katër herë ose derisa të mund t’i shkruash nga aq sa mban mend.

Ushtroje vënien në zbatim

Përpiqu t’i kujtosh përmendësh të tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe shkruaji ato në ditarin tënd të studimit. Nëse është e mundur, përfshi një shpjegim të shkurtër për secilin parim. Nëse është e nevojshme, shqyrtoji këto parime te paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2023).

  1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

  • Në ditarin tënd të studimit, renditi disa dobësi që mund të bëjnë që një i ri të ndihet i paaftë ose i papërshtatshëm.

  • Zgjidhe njërën nga këto dobësi që ti e ndien se është e përshtatshme për shumë të rinj dhe shënoje se si një i ri mund t’i zbatojë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për ta mposhtur këtë dobësi.

  • Një mënyrë për ta bërë këtë mund të jetë ta renditësh secilin prej parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore në ditarin tënd të studimit nën dobësinë ku zgjodhe të përqendrohesh. Më pas, poshtë secilit parim, mund të renditësh se si ai mund të gjejë zbatim për atë dobësi, ose mund të shënosh pyetjet që mund të ketë bërë dikush rreth parimit.

Për shembull, nëse do të zgjidhje një dobësi ose shqetësim si “Të rinjtë shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre”, shënimi yt në ditar mund të jetë diçka e ngjashme me sa vijon:

Të rinjtë shpenzojnë shumë kohë në telefonat e tyre

Vepro me Besim

  • Mbase ata që kanë vështirësi me këtë mund të luten në mënyrë më të veçantë për ndihmë me këtë problem. Para se të luten, ata mund të përsiatin se çfarë ndihme mund t’u nevojitet për atë ditë. Mbase ata mund edhe të luten para se t’i përdorin telefonat e tyre.

  • Perëndia na e ka dhënë teknologjinë për ta bekuar jetën tonë dhe për të na ndihmuar ne dhe të tjerët të jemi më pranë Tij; si mund ta përdorim në këtë mënyrë?

  • Ethëri 12:27: Si mund t’i tregojmë Zotit se jemi të përulur, e mirëbesojmë Atë dhe kemi nevojë për ndihmën e Tij për t’u përmirësuar në këtë pikë?

Këndvështrimi i Përjetshëm

  • Nëse dikush nuk e mposht këtë, si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet, punën e tij të ardhshme, përjetësinë e me radhë?

  • Çfarë di unë rreth Perëndisë dhe standardeve të Tij? Përse ka rëndësi për Të përdorimi i teknologjisë nga ana jonë?

Burimet e Caktuara në Mënyrë Hyjnore

  • E di se peshkopi im ka folur rreth kësaj dhe më kujtohet që ka folur rreth gjërave që ka bërë. Do ta pyes se çfarë burimesh ka përdorur dhe çfarë e ka ndihmuar atë.

Pasi të kesh mbaruar, plotësoje sërish veprimtarinë e mëparshme. Kësaj here përqendrohu në një dobësi të caktuar për të cilën do të doje ndihmë. Nuk do të të kërkohet që t’ua tregosh këtë të tjerëve.