Histori nga Shkrimet e Shenjta
Liahona dhe Harku i Thyer


“Liahona dhe Harku i Thyer”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

1 Nefi 16

Liahona dhe Harku i Thyer

Kërkimi i ndihmës së Zotit

familje të ulura rreth zjarrit në fushë

Familjet e Lehit dhe të Ishmaelit udhëtuan nëpër vendin e shkretë për shumë vjet. Zoti i udhëhoqi përmes pjesëve më të mira të tokës. Atyre iu desh të gjuanin kafshë dhe të mblidhnin ushqim gjatë rrugës. Ishte një udhëtim i vështirë.

1 Nefi 16:14; 17:1, 4

Lehi duke parë agimin

Zoti premtoi t’i udhëhiqte familjet drejt një toke të mirë, në qoftë se i zbatonin urdhërimet. Ata nuk e dinin se si ta gjenin tokën, por Ai do t’i udhërrëfente.

1 Nefi 2:20; 10:13; 17:13–14

Lehi duke mbajtur Liahonën

Një mëngjes, Lehi u befasua kur gjeti një sferë tunxhi jashtë çadrës së vet. Sferën e quajtën Liahona. Një shigjetë brenda Liahonës tregonte udhën në të cilën grupi nevojitej të udhëtonte. Nganjëherë ata gjetën mesazhe nga Zoti të shkruara mbi Liahonën. Kjo ishte mënyra se si Zoti i udhërrëfeu ata.

1 Nefi 16:10, 16, 26–29; Alma 37:38

Nefi me harkun e thyer dhe Lamani e Lemueli duke u ankuar

Një ditë ndërsa Nefi po gjuante, harku i tij prej çeliku u thye. Familjet nuk mund të gjenin ushqim pa të. Vëllezërit e Nefit ishin të zemëruar me të dhe me Zotin.

1 Nefi 16:18–21

Nefi duke mbajtur harkun e thyer dhe Lehi i mërzitur

Ata ishin të gjithë shumë të lodhur e të uritur. Disa prej tyre ishin të trishtuar dhe u ankuan. Ata kishin frikë se do të vdisnin nga uria. Madje dhe Lehi u ankua ndaj Zotit.

1 Nefi 16:19–22, 35

Nefi duke mbajtur çekiç dhe daltë

Nefi bëri prej druri një hark të ri dhe një shigjetë. Ai kishte besim se Zoti do ta ndihmonte që të gjente ushqim.

1 Nefi 16:23

Lehi dhe Nefi duke parë Liahonën

Nefi pyeti Lehin se ku të shkonte që të gjuante. Lehit i erdhi keq që ishte ankuar. Ai u pendua dhe i kërkoi ndihmë Zotit. Zoti i tha Lehit që të shikonte te Liahona. Një mesazh u shkrua mbi të. Familjet mësuan se Liahona funksiononte vetëm kur ata kishin besim te Zoti dhe u bindeshin urdhërimeve.

1 Nefi 16:23–29

Familja e Lehit duke vështruar Nefin që po mbart një kafshë që e kishte gjuajtur

Zoti nganjëherë e ndryshoi mesazhin te Liahona për t’i ndihmuar gjatë rrugëtimeve të tyre. Liahona e ndihmoi Nefin që të dinte se ku të gjuante. Ai u kthye me ushqime për të ngrënë dhe ata të gjithë ishin të lumtur. U penduan dhe e falënderuan Zotin.

1 Nefi 16:28–32