Histori nga Shkrimet e Shenjta
Zoramitët


“Zoramitët”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 31–35

3:26

Zoramitët

Rritja e besimit të tyre te Jezu Krishti

Amuleku, Alma, Koriantoni dhe nefitë të tjerë udhëtojnë drejt një qyteti

Një grup nefitësh të quajtur zoramitë nuk po i zbatonin urdhërimet e Perëndisë. Kjo e trishtoi profetin Alma. Ai e dinte se mënyra më e mirë për t’i ndihmuar ata ishte t’u mësonte fjalën e Perëndisë. Ai shkoi me Amulekun dhe të tjerë për t’u dhënë mësim.

Alma 31:2–11

Alma dhe Amuleku duken të trishtuar dhe njerëzit e veshur mirë i shpërfillin njerëzit në nevojë

Zoramitët kishin njohuri për Perëndinë, por i kishin ndryshuar mësimet e Tij. Ata adhuronin idhujt. Mendonin se ishin më të mirë se njerëzit e tjerë. Ata gjithashtu silleshin keq me njerëzit që nuk kishin para.

Alma 31:1, 8–12, 24–25; 32:2–3

zoramitë të veshur mirë qëndrojnë mbi një platformë të lartë në qendër të një turme dhe ngrenë krahët drejt qiellit

Zoramitët kishin ndërtuar një vend të lartë të vendosur në qendër të kishave të tyre. Një nga një ata qëndronin mbi të dhe luteshin. Ata luteshin duke përdorur të njëjtat fjalë çdo herë. Në lutje, ata thoshin se Perëndia nuk kishte trup dhe Jezu Krishti nuk ishte real. Ata thoshin se ishin të vetmit njerëz që Perëndia do të shpëtonte.

Alma 31:12–23

Alma dhe Amuleku bisedojnë me zoramitët e varfër

Alma i donte zoramitët dhe donte që ata të ndiqnin Perëndinë dhe Jezusin. Ai u lut dhe i kërkoi Perëndisë ta ndihmonte atë dhe të tjerët që erdhën me të, për t’u dhënë mësim zoramitëve. Alma dhe ata që ishin me të, ishin të gjithë të mbushur me Frymën e Shenjtë. Ata shkuan dhe dhanë mësim me fuqinë e Perëndisë.

Alma 31:24–38; 32:1

shumë zoramitë të varfër dëgjojnë Almën, Amulekun dhe Zizromin duke dhënë mësim

Disa zoramitë ishin të trishtuar. Ata nuk i lejonin në kisha ngaqë nuk kishin rroba të bukura. Ata donin të adhuronin Perëndinë, por nuk dinin si ta bënin këtë nëse nuk mund të shkonin në kisha. Ata e pyetën Almën se çfarë duhej të bënin. Alma u mësoi atyre se Perëndia i dëgjon lutjet e tyre pavarësisht se ku ndodhen.

Alma 32:2–12; 33:2–11

Alma mban në dorë një farë të vogël dhe me dorën tjetër tregon një lule të gjatë dhe të bukur

Alma tha se Perëndia donte që njerëzit të kishin besim. Ai i krahasoi mësimet e Perëndisë me një farë. Nëse njerëzit do t’i mbillnin mësimet e Perëndisë në zemrat e tyre, ajo farë do të rritej dhe ata do ta dinin se mësimet e Perëndisë janë të vërteta. Ai tha se atyre u nevojitej vetëm dëshira për të besuar, që të fillonin ta ushtronin besimin e tyre.

Alma 32:12–43

Amuleku flet dhe përkrah tij është një figurë e Jezu Krishtit që u jep mësim njerëzve

Amuleku më pas u mësoi njerëzve rreth planit të Perëndisë për fëmijët e Tij. Ai u tha se nëpërmjet Jezusit ata të gjithë mund të faleshin për mëkatet e tyre. Ai gjithashtu u mësoi atyre t’i luteshin Perëndisë dhe tha se Perëndia do t’i ndihmonte dhe do t’i mbronte.

Alma 34

rojet shikojnë shumë zoramitë të varfër që largohen nga qyteti

Shumë nga zoramitët që ishin të varfër, e besuan atë që dhanë mësim Alma dhe Amuleku. Por udhëheqësit e zoramitëve u zemëruan. Ata i detyruan të gjithë besimtarët të largoheshin nga qyteti.

Alma 35:1–6

anti‑nefi‑lehitët i mirëpresin zoramitët e varfër

Besimtarët shkuan të jetonin me anti‑nefi‑lehitët. Anti‑nefi‑lehitët u dhanë shërbesë atyre ose u shërbyen, duke u dhënë ushqim, veshje dhe tokë.

Alma 35:9