Histori nga Shkrimet e Shenjta
Nënat e një Ushtrie të Rinjsh


“Nënat e një Ushtrie të Rinjsh”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

Alma 24; 53; 56–57

2:9

Nënat e një Ushtrie të Rinjsh

Mësimdhënia ndaj fëmijëve për t’i mirëbesuar Perëndisë

bijtë adoleshentë dëgjojnë ndërsa një nënë i mëson dhe një vajzë e vogël luan aty pranë

Anti‑nefi‑lehitët i donin Zotin dhe të gjithë njerëzit. Nënat u mësuan fëmijëve të tyre se mund të mirëbesonin gjithmonë te Perëndia. Ato iu mësuan që t’i zbatonin urdhërimet e Tij.

Alma 26:31–34; 27:12, 27–30; 56:47–48; 57:21, 26

Helamani dhe nefitë të tjerë shikojnë drejt një qyteti që digjet

Nefitët dhe lamanitët po bënin një luftë të madhe kundër njëri‑tjetrit. Nefitët po luftonin për të mbrojtur popullin e tyre dhe anti‑nefi‑lehitët.

Alma 48–52; 53:10–13

anti‑nefi‑lehitët bisedojnë me Helamanin dhe një nefit tjetër

Për shkak të mëkateve të tyre të kaluara, anti‑nefi‑lehitët kishin bërë një besëlidhje, ose premtim të veçantë, me Perëndinë për të mos luftuar më kurrë ndaj askujt. Por ata i donin nefitët dhe donin të ndihmonin.

Alma 24:6–19; 53:10–13

bijtë e anti‑nefi‑lehitëve bisedojnë me njëri‑tjetrin dhe shikojnë prindërit e tyre tek bisedojnë me Helamanin dhe një nefit tjetër

Anti‑nefi‑lehitët do të shkonin të luftonin. Mirëpo profeti Helamani dhe udhëheqës të tjerë të Kishës i bindën ata se duhej ta mbanin premtimin e tyre për të mos luftuar. Anti‑nefi‑lehitëve iu desh të shikonin miqtë e tyre të kalonin shumë dhembje dhe shqetësime, por e mbajtën besëlidhjen e tyre me Perëndinë.

Alma 53:13–15

bijtë ngrenë duart, prindërit e tyre dhe nefitët ua vënë veshin

Bijtë e anti‑nefi‑lehitëve nuk e kishin bërë premtimin që kishin bërë prindërit e tyre. Tani ata bënë premtimin e tyre se do të luftonin për liri.

Alma 53:16–17

bijtë marrin shtiza nga një ushtar nefit, nënat dhe etërit e tyre luten dhe shikojnë

Ata kishin guxim të madh. Ata kishin mësuar nga nënat e tyre se, po të mos dyshonin, Perëndia do t’i mbronte.

Alma 53:20; 56:47

bijtë kanë veshur parzmore dhe flasin me nënat dhe etërit e tyre, Helamani i veshur me parzmore qëndron aty afër

Bijtë besonin te nënat e tyre. Bijtë ishin besnikë ndaj Perëndisë dhe i zbatonin urdhërimet e Tij. Ata mirëbesuan se Perëndia do t’i mbronte ata. Nënat e dinin se Perëndia do t’i mbronte bijtë e tyre.

Alma 53:20–21; 56:47–48; 57:20–21, 26