Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi u Jep Mësim Njerëzve


“Jezusi u Jep Mësim Njerëzve”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

3 Nefi 11–27; 4 Nefi 1

2:41

Jezusi u Jep Mësim Njerëzve

Duke i ndihmuar ata të mësojnë ungjillin e Tij

Jezu Krishti ulet në gjunjë dhe u flet fëmijëve të lumtur dhe shumë njerëz të lumtur gjunjëzohen rreth tyre dhe dëgjojnë

Njerëzit në kontinentin amerikan ishin të lumtur që e panë Jezu Krishtin dhe e dëgjuan Atë të jepte mësim. Ata kishin pritur shumë vjet që të vinte Shpëtimtari.

3 Nefi 11:10, 17

Jezu Krishti qëndron mes njerëzve të lumtur dhe u jep mësim

Jezusi u mësoi atyre shumë nga të njëjtat gjëra që u mësoi njerëzve afër Jerusalemit. Ai u mësoi atyre të kishin besim, të pendoheshin dhe të pagëzoheshin. Nëse njerëzit do t’i bënin këto gjëra, Perëndia do t’u dërgonte atyre Frymën e Shenjtë. Jezusi u mësoi atyre si të luteshin. Ai u kërkoi që t’i falnin të tjerët. Ai donte që ata të ishin shembull për të tjerët.

3 Nefi 11:31–39; 12:22–24, 44; 13:5–14; 17:8; 18:15–24

Jezu Krishti buzëqesh

Jezusi u tha njerëzve të shkonin në shtëpi dhe t’i luteshin Perëndisë që t’i ndihmonte të kuptonin atë që Ai u kishte mësuar. Ai tha se do të kthehej të nesërmen.

3 Nefi 17:1–3

njerëzit ulen rreth zjarrit dhe bisedojnë me njëri‑tjetrin

Atë natë, njerëzit u thanë të tjerëve se kishin parë Jezusin. Ata folën për atë që Ai kishte thënë dhe kishte bërë. Shumë njerëz udhëtuan gjithë natën për ta parë Jezusin.

3 Nefi 19:1–3

dishepujt mësojnë grupe të mëdha njerëzish

Të nesërmen, njerëzit u mblodhën me dymbëdhjetë dishepujt e Jezusit. Dishepujt u mësuan njerëzve gjithçka që u kishte mësuar Jezusi. Ata u gjunjëzuan në tokë dhe u lutën.

3 Nefi 19:4–8

Jezu Krishti bie në gjunjë dhe lutet, dhe njerëzit e tjerë gjunjëzohen rreth Tij dhe luten gjithashtu

Pastaj erdhi Jezusi. Ai u lut për dishepujt e Tij dhe për njerëzit. Edhe dishepujt u lutën. Ata filluan të shkëlqenin po aq sa Shpëtimtari. Jezusi ishte i lumtur. Dishepujt ishin bërë të pastër për shkak të besimit të tyre tek Ai. Jezusi u lut përsëri dhe njerëzit e dëgjuan Atë duke thënë gjëra të mahnitshme.

3 Nefi 19:15–36

një fëmijë i lumtur fton dikë që të vijë dhe të bashkohet me njerëzit që dëgjojnë Jezu Krishtin

Në ditët në vijim, Jezusi u mësoi njerëzve shumë gjëra rreth planit të Atit Qiellor. Ai gjithashtu u shpërndau atyre sakramentin. Të gjithë njerëzit e vendit besuan te Jezu Krishti dhe u pagëzuan. Ata morën dhuratën e Frymës së Shenjtë.

3 Nefi 20–27; 4 Nefi 1:1–2

njerëzit ndihmojnë njëri‑tjetrin të vijnë te Jezu Krishti dhe Jezu Krishti u flet atyre dhe buzëqesh

Njerëzit ndihmuan njëri‑tjetrin dhe ndanë gjithçka që kishin. Ata bënë gjithçka që Jezusi i urdhëroi të bënin. Ata u quajtën Kisha e Krishtit. Ati Qiellor dhe Jezu Krishti ishin shumë të lumtur me njerëzit.

3 Nefi 26:17–21; 27:30–31; 4 Nefi 1:3–18