Histori nga Shkrimet e Shenjta
Jezusi Kthehet tek Ati i Tij


“Jezusi Kthehet tek Ati i Tij”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)

3 Nefi 28; 4 Nefi 1

2:38

Jezusi Kthehet tek Ati i Tij

Duke u shërbyer dishepujve të Tij përpara se të largohet

Jezu Krishti i flet një grupi njerëzish

Jezusi u kishte mësuar njerëzve ungjillin e Tij. Ai u kishte mësuar atyre ta donin Perëndinë dhe t’i shërbenin njëri‑tjetrit. Shpejt, Jezusi do të kthehej tek Ati i Tij. Ai u kërkoi dishepujve që të vazhdonin t’u jepnin mësim njerëzve pasi Ai të largohej.

3 Nefi 11:41; 28:1

Jezu Krishti buzëqesh dhe zgjat dorën

Para se të largohej, Jezusi e pyeti secilin nga dishepujt e Tij se çfarë do të dëshironin që Ai të bënte për ta. Shumica e dishepujve thanë se donin të jetonin me Jezusin pasi të kishin mbaruar shërbimin ndaj Tij në tokë. Jezusi u premtoi atyre se do të jetonin me Të pasi të vdisnin.

3 Nefi 28:1–3

tre dishepuj duken të shqetësuar

Tre nga dishepujt u trishtuan sepse ishin shumë të shqetësuar për t’i thënë Jezusit atë që dëshironin. Por Jezusi e dinte se çfarë dëshironin prej Tij. Ata dëshironin të jetonin deri në Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit, në mënyrë që të mund të ndihmonin më shumë njerëz të vinin te Jezusi.

3 Nefi 28:4–7, 9

Jezu Krishti u flet tre dishepujve

Jezusi u premtoi atyre se nuk do të vdisnin. Ata do të qëndronin në tokë dhe do t’i ndihmonin njerëzit të vinin tek Ai deri në Ardhjen e Tij të Dytë.

3 Nefi 28:7–11

Jezu Krishti ngrihet në ajër dhe është i rrethuar nga drita

Jezusi preku çdo dishepull me gishtin e Tij, përveç atyre të treve që dëshironin të qëndronin. Pastaj Jezusi u largua dhe u kthye tek Ati Qiellor.

3 Nefi 28:1, 12

të tre dishepujt buzëqeshin dhe kanë një shkëlqim të lehtë

Pas kësaj, qiejt u hapën dhe të tre dishepujt u morën lart në qiell. Ata panë dhe dëgjuan shumë gjëra të mahnitshme dhe iu tha të mos flisnin për to. Trupat e tyre gjithashtu u ndryshuan në mënyrë që të mos vdisnin ose të ndienin dhembje.

3 Nefi 28:13–15, 36–40

dishepujt pagëzojnë njerëz

Dishepujt u kthyen dhe vazhduan t’u mësonin njerëzve rreth Jezusit. Njerëzit donin ta ndiqnin Jezusin dhe u pagëzuan në Kishën e Tij. Dashuria e Perëndisë ishte në zemrat e tyre dhe ata e ndanë gjithçka që kishin me njëri‑tjetrin. Ata ishin të lumtur dhe Perëndia i bekoi. Të gjithë jetuan në paqe për gati 200 vjet.

3 Nefi 28:16–18, 23; 4 Nefi 1:1–23