“Mormoni, Profeti”, Tregime nga Libri i Mormonit (2023)
Fjalët e Mormonit 1; Mormoni 1–8
Mormoni, Profeti
Duke shkruar Librin e Mormonit
Mormoni ishte një nefit që besonte te Jezu Krishti. Ai u rrit në një kohë kur shumë njerëz nuk iu bindën urdhërimeve të Perëndisë. Njerëzit grabitnin dhe vrisnin njëri‑tjetrin për para dhe pushtet. Pati shumë luftëra.
3 Nefi 5:12–13; 4 Nefi 1:27–49; Mormoni 1:1–3, 15, 18–19
Kur Mormoni ishte 10 vjeç, një burrë me emrin Amaron erdhi tek ai. Amaroni u kujdes për analet e historisë së nefitëve. Amaroni mirëbesonte te Mormoni dhe i tregoi atij se analet ishin fshehur në një kodër. Amaroni tha se kur Mormoni të bëhej 24 vjeç, Mormoni duhet të shkruante atë që kishte parë rreth popullit të tyre dhe ta shtonte tek analet.
Ndërsa Mormoni u rrit, atij iu kujtua ajo që Amaroni i kërkoi të bënte. Kur Mormoni u bë 15 vjeç, atë e vizitoi Zoti. Mormoni mësoi për mirësinë e Jezusit.
Edhe pse Mormoni ishte i ri, ai ishte i fortë. Nefitët e zgjodhën atë për të udhëhequr ushtritë e tyre. Mormoni i donte njerëzit me gjithë zemër. Ai donte që ata t’i bindeshin Perëndisë dhe të ishin të lumtur.
Mormoni 2:1–2, 12, 15, 19; 3:12
Mormoni u përpoq t’i ndihmonte njerëzit. Ai lutej për ta ditë pas dite. Njerëzit e dinin se po bënin gjëra të këqija, por nuk do të pendoheshin. Ata nuk e kishin më fuqinë e Perëndisë për t’i ndihmuar. Ngaqë nuk kishin besim, mrekullitë ishin ndalur. Ata vazhduan të luftonin dhe shumë prej tyre vdiqën. Mormoni ishte i trishtuar.
Mormoni 1:13–14, 16–19; 2:23–27; 3:1–12; 4:5, 9–12; 5:1–7
Kur Mormoni ishte rreth 24 vjeç, ai shkoi në kodrën ku ishin fshehur analet. Ai filloi të shkruante historitë dhe mësimet e njerëzve në fletët prej metali. Perëndia e ndihmoi atë të dinte se çfarë duhej të shkruante. Mormoni punoi me analin për shumë vite. Sot, anali quhet Libri i Mormonit.
Fjalët e Mormonit 1:3–9; Mormoni 1:3–4; 2:17–18
Pas shumë luftërave, lamanitët i kishin vrarë pothuajse të gjithë nefitët. Mormoni e dinte se njerëzit e tij do të largoheshin së shpejti. Ai ishte i trishtuar ngaqë ata nuk ishin penduar dhe nuk i kërkuan Perëndisë ndihmë. Por ai u lut dhe i kërkoi Perëndisë që t’i mbronte fletët. Ai e dinte që fletët do të ishin të sigurta sepse përmbanin fjalët e Perëndisë.
Fjalët e Mormonit 1:11; Mormoni 5:11; 6:6, 16–22
Mormoni donte që njerëzit të besonin te Jezusi. Ai shpresonte që shumë njerëz do ta lexonin librin në të ardhmen. Veçanërisht dëshironte që familjet e lamanitëve ta lexonin atë një ditë. Po ta lexonin, do të mësonin për Jezusin. Përpara se Mormoni të vdiste, ai ia dha analin birit të tij, Moronit, që ta ruante.
Fjalët e Mormonit 1:1–2; Mormoni 3:17–22; 5:8–24; 6:6; 7; 8:1