Seminari
Njësia 28: Dita 1, 4 Nefi 1


Njësia 28: Dita 1

4 Nefi 1

Hyrje

Pas vizitës dhe shërbesës së Jezu Krishtit në Amerikë, njerëzit i zbatuan mësimet e Tij dhe gëzuan më shumë se 200 vjet unitet, begati dhe lumturi. Më në fund, gjithsesi, njerëzit filluan të jenë krenarë dhe të bëhen gjithnjë e më shumë të ligj. Shpejt, ata u ndanë sërish në nefitë dhe lamanitë, dhe pas 300 vitesh, edhe nefitët edhe lamanitët qenë bërë të ligj, me vetëm pak njerëz të drejtë të mbetur.

4 Nefi 1:1–18

Njerëzit u kthyen të gjithë në besim dhe përjetuan paqe dhe lumturi

tri të reja të buzëqeshura

Çfarë ju ndihmon të jeni vërtet të lumtur?

Cili mendoni se është ndryshimi midis gjërave që ju sjellin përkohësisht lumturi dhe gjërave që mund të çojnë drejt lumturisë së përhershme? Lexoni 4 Nefin 1:16 për të gjetur çfarë shkroi Mormoni rreth njerëzve pasi Shpëtimtari i vizitoi ata. Ju mund të dëshironi të shënoni frazën “me siguri nuk mund të kishte një popull më të lumtur”.

  1. journal iconShkruani titullin Nuk Mund të Kishte një Popull më të Lumtur në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dhe vizatoni poshtë tij një rreth, siç tregohet në skemën e mëposhtme. (Ju do të shkruani gjëra brenda dhe përreth rrethit.) Lexoni 4 Nefin 1:1–2 dhe shihni për çka bënë njerëzit që e bëri të mundur lumturinë e tyre. Renditini gjetjet tuaja në rreth.

rreth

Për shkak se populli zbatonte mësimet e Shpëtimtarit, ai “ishte kthyer në besim te Zoti” (4 Nefi 1:2) dhe gëzonte një lumturi të madhe.

Plaku Riçard G. Skot, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi se si kthimi në besim dhe lumturia janë të lidhura së bashku. Ndërsa lexoni fjalët e tij, nënvizoni çfarë do të thotë të kthehesh në besim:

Plaku Riçard G. Skot

“Lumturia juaj tani dhe përgjithmonë është e kushtëzuar nga niveli juaj i kthimit në besim dhe i shndërrimit që sjell në jetën tuaj. Atëherë, si mund bëheni me të vërtetë të kthyer në besim? Presidenti [Marion G.] Romni përshkruan hapat që duhet të ndiqni:

‘Anëtarësia në Kishë dhe kthimi në besim nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë. As të kthyerit në besim dhe pasja e një dëshmie nuk janë domosdoshmërisht e njëjta gjë. Një dëshmi vjen kur Fryma e Shenjtë i jep kërkuesit të zellshëm një dëshmi të së vërtetës. Një dëshmi prekëse i jep jetë besimit. Që do të thotë, ajo nxit pendimin dhe bindjen ndaj urdhërimeve. Kthimi në besim është fryt ose shpërblim për pendimin dhe bindjen’ [në Conference Report, Guatemala Area Conference 1977, f. 8–9].

E thënë thjesht, kthimi i vërtetë në besim është fryti i besimit, pendimit dhe i bindjes së qëndrueshme. …

Kthimi i vërtetë në besim prodhon frytin e lumturisë së përhershme, që mund të gëzohet edhe kur bota është në trazirë dhe pjesa më e madhe e njerëzve nuk janë të lumtur” (“Full Conversion Brings Happiness”, Ensign, maj 2002, f. 25–26).

  1. journal iconLexoni 4 Nefin 1:2–3, 5, 7, 10–13, 15–18 dhe kërkoni fjalë dhe fraza që përshkruajnë atë që përjetoi populli ngaqë çdo njeri qe kthyer në besim te Zoti. Në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani disa nga këto fjalë dhe fraza përreth nga jashtë rrethit që vizatuat në detyrën e mëparshme.

Ne mund të mësojmë nga kjo periudhë e paparë lumturie dhe begatie midis nefitëve se, kur një grup njerëzish kthehet në besim te Zoti, kjo sjell unitet dhe lumturi. Ju mund të doni ta shkruani këtë parim në shkrimet tuaja të shenjta pranë 4 Nefit 1:16 ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

Përsiatni se si do të ishte nëse secili përreth jush do të ishte vërtet i kthyer në besim te Zoti.

  1. journal iconPërgjigjiuni pyetjeve vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    1. Çfarë përfitimesh mendoni se do t’i vinin familjes suaj nëse secili në familjen tuaj do të jetonte si njerëzit te 4 Nefi?

    2. Mendoni rreth një kohe në jetën tuaj kur keni qenë i bekuar duke qenë pjesë e një grupi që ishte bashkuar në drejtësi – i tillë si familja, kuorumi ose klasa juaj apo një grupi miqsh tuajt. Çfarë mendoni se e ndihmoi këtë grup të jetë i bashkuar në drejtësi? Çfarë bekimesh morët ju dhe ata që ishin me ju?

4 Nefi 1:19–49

Ligësia kthehet dhe përhapet derisa mbeten vetëm pak njerëz të drejtë

Çfarë mendoni se mund ta shkatërrojë një shoqëri të lumtur siç e pati populli i përshkruar te 4 Nefi?

  1. journal iconShkruani titullin “Shkatërrimi i një Shoqërie të Lumtur” në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta dhe vizatoni një rreth poshtë, të ngjashëm me skemën tuaj në detyrën e parë. Lexoni 4 Nefin 1:20, 23–24 dhe kërkoni për atë që filloi të shkatërronte lumturinë dhe paqen e popullit. Shkruajini gjetjet tuaja brenda rrethit.

Ju mund të dëshironi ta shkruani thënien e mëposhtme nga Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, në shkrimet e shenjta tuaja pranë 4 Nefit 1:24 ose në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: “Krenaria është armiku më i madh i unitetit” (“Zemrat Tona Thuren si Një e Vetme”, Ensign ose Liahona, nëntor 2008, f. 70). Si mendoni ju, në çfarë mënyrash krenaria është armiku i unitetit?

Thënia e mëposhtme nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, i Presidencës së Parë, jep një depërtim mbi krenarinë. Nënvizoni frazat që shpjegojnë përse krenaria është aq shkatërrimtare.

Presidenti Diter F. Uhtdorf

“Krenaria është mëkatare … sepse shkakton urrejtje ose armiqësi dhe na vendos në kundërshtim me Perëndinë dhe me njerëzit tanë. Në thelbin e vet, krenaria është një mëkat krahasimi, sepse edhe pse zakonisht fillon me ‘Shih sa i mrekullueshëm jam dhe çfarë gjërash madhështore kam bërë’, ajo gjithnjë duket se mbaron me ‘Prandaj, unë jam më i mirë se ty’.

Kur zemrat tona janë mbushur me krenari, ne bëjmë një mëkat të rëndë, sepse ne shkelim dy urdhërimet e mëdha [shih Mateu 22:36–40]. Në vend që të adhurojmë Perëndinë dhe të duam fqinjin tonë, ne zbulojmë objektin e vërtetë të adhurimit dhe të dashurisë sonë – shëmbëlltyrën që ne shohim te pasqyra” (“Krenaria dhe Priftëria”, Ensign ose Liahona, nëntor 2010, f. 56).

  1. journal iconLexoni 4 Nefin 1:25–27, 30–35, 38–45 dhe kërkoni fjalë dhe fraza që përshkruajnë efektet e krenarisë midis njerëzve. Shkruajini këto fjalë dhe fraza përreth pjesës së jashtme të rrethit në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta për detyrën 4.

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto ngjarje, është se mëkati i krenarisë krijon ndarje dhe çon në ligësi më të madhe. Ju mund të doni ta shkruani këtë frazë në shkrimet tuaja të shenjta. Si mund të ndikojë krenaria e një apo dy njerëzve në lumturinë e një grupi të tërë?

Shqyrtoni në situatat e mëposhtme se cili mund të ndikohet negativisht nga krenaria e një individi:

  • Një anëtare e klasës tek Të Rejat nuk dëshiron të dëgjojë mësimin që mësuesja e saj ka përgatitur mbi bekimet që vijnë nga bindja ndaj Fjalës së Urtësisë. Ajo ndien se nuk ka nevojë t’i mbahet leksion përsëri rreth Fjalës së Urtësisë dhe shkëputet e kundërshton të marrë pjesë në mësim.

  • Një mik ngacmon ose tall vazhdimisht një anëtar tjetër të grupit pasi mënyra se si vishet ai person tregon se ai ose ajo nuk ka shumë para.

  1. journal iconPërsiatni nëse ka apo jo elementë krenarie në vetë jetën tuaj. Mund të jetë e dobishme të rishikoni thënien e Presidentit Uhtdorf ndërsa përsiatni. Mendoni për atë që mund të bëni për t’i bërë ballë krenarisë dhe të kërkoni ndihmë për rritjen e unitetit dhe të drejtësisë në familjen, kuorumin, klasën apo grupin tuaj të miqve. Shkruajini mendimet dhe qëllimet tuaja në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta.

  2. journal iconShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    Unë e studiova 4 Nefin 1 dhe e përfundova këtë mësim më (data).

    Pyetje, mendime dhe ide shtesë që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: