Seminari
Njësia 1: Dita 3, Faqja e Titullit, Parathënia dhe Dëshmitë e Dëshmitarëve


Njësia 1: Dita 3

Faqja e Titullit, Parathënia dhe Dëshmitë e Dëshmitarëve

Hyrje

Përfytyroni sikur një mik ju pyet përse anëtarët e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kanë nevojë për Librin e Mormonit nëse tashmë e kemi Biblën. (Ndoshta ju tanimë e keni pasur këtë përvojë!) Çfarë do t’i thonit mikut tuaj?

Libri i Mormonit fillon me një faqe titulli dhe një parathënie që shpjegon qëllimin e këtij libri të shenjtë, përfshirë ndikimin që ai mund të ketë në dëshminë dhe marrëdhënien tonë me Perëndinë. Faqet e para të Librit të Mormonit gjithashtu përmbajnë dëshmitë e dëshmitarëve që i panë fletët e arta, nga të cilat u përkthye libri dhe dhanë dëshmi për origjinën e tij hyjnore.

Kur ta përfundoni këtë mësim, mendoni rreth mënyrës se si mund të përfitoni maksimalisht nga studimi i Librit të Mormonit vetë këtë vit dhe se si Libri i Mormonit mund t’ju ndihmojë të zhvilloni një dëshmi më të madhe për Shpëtimtarin Jezu Krisht dhe për ungjillin e Tij të rivendosur.

Faqja e Titullit

Jozef Smithi me fletët

Profeti Jozef Smith shpjegoi se profeti i lashtë Moroni e përfshiu faqen e titullit të Librit të Mormonit në fletët e arta: “Faqja e titullit e Librit të Mormonit është një përkthim i fjalëpërfjalshëm, marrë nga fleta e fundit fare, në anën e majtë të koleksionit ose librit të fletëve, që përmbante analin që ishte përkthyer, … dhe … faq[ja] e titullit e përmendur nuk është në asnjë mënyrë një krijim modern, as i imi dhe as i ndonjë njeriu tjetër që ka jetuar ose jeton në këtë brez” (Mësimet e Presidentëve të Kishës: Jozef Smith [2009], f. 64).

Ndërsa lexoni paragrafin e parë në faqen e titullit, kërkoni fjalët dhe frazat që përdori Moroni për të dëshmuar për përfshirjen e Zotit në daljen në dritë të Librit të Mormonit.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni arsyen përse është e rëndësishme për ju të dini se sa i përfshirë qe Zoti në shkrimin dhe përkthimin e Librit të Mormonit.

Ndërsa lexoni paragrafin e dytë në faqen e titullit, kërkoni tre qëllimet kryesore që dha Moroni për shkrimin e Librit të Mormonit. (Ju mund të dëshironi t’i shenjoni këto në shkrimet tuaja të shenjta.) “Shtëpi[a e] Izraelit” u referohet atyre që janë pasardhës të Jakobit, si dhe atyre që janë anëtarë të besëlidhur të Kishës së Zotit (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Izrael”, f. 68-70). Gjithashtu, fraza “Judenjve dhe Johebrenjve” përfshin të gjithë fëmijët e Atit Qiellor. Në paragrafin e dytë, bëjeni më vetjak mesazhin e faqes së titullit duke i zëvendësuar me emrin tuaj frazat “atyre që mbetën nga shtëpia e Izraelit” dhe “Judenjve dhe Johebrenjve”.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni se si njohja e këtyre qëllimeve të Librit të Mormonit ju ndihmon të kuptoni rëndësinë e tij.

Presidenti Ezra Taft Benson tha sa vijon lidhur me “misionin më të madh” apo qëllimin e Librit të Mormonit:

“Misioni më i madh i Librit të Mormonit, sikurse shënohet edhe te faqja e titullit të tij, është ‘për bindjen e Judenjve dhe Johebrenjve se Jezusi është Krishti, Perëndia i Amshuar, që ua shfaqi veten të gjitha kombeve’.

Kërkuesi i sinqertë i të vërtetës mund të fitojë dëshminë se Jezusi është Krishti ndërsa përsiat me lutje fjalët e frymëzuara të Librit të Mormonit.

Më shumë se gjysma e të gjitha vargjeve në Librin e Mormonit i referohet Zotit tonë. Disa forma të emrit të Krishtit përmenden më shpesh për varg në Librin e Mormonit sesa madje në Dhiatën e Re” (“Come unto Christ”, Ensign, nëntor 1987, f. 83).

Sikurse shpall faqja e titullit të tij, Libri i Mormonit është një dëshmi se Jezusi është Krishti. Ndërsa e studioni Librin e Mormonit këtë vit, përqendrohuni tek ajo që mësoni rreth Jezu Krishtit dhe kërkojini Atit Qiellor në lutje të pohojë atë që po mësoni përmes fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Parathënia e Librit të Mormonit

A e keni pyetur veten ndonjëherë se si një hark në një urë ose një ndërtesë është në gjendje të mbahet nga rënia pa asnjë mbështetjeje nën të? Kur ndërtohet një hark, dy krahët ndërtohen me materiale mbështetëse për t’i mbajtur ato. Pastaj, hapësira në majë të harkut matet me kujdes dhe një gur, i quajtur “gurthemeli”, pritet për t’iu përshtatur saktësisht. Kur gurthemeli vihet në vend, harku mund të qëndrojë pa mbështetje nga jashtë. Përfytyroni se çfarë do t’i ndodhte harkut nëse do të hiqej gurthemeli.

harku

Kthehuni te parathënia te Libri i Mormonit dhe lexoni paragrafin e gjashtë, që fillon “Në lidhje me këtë anal …” Ndërsa e lexoni këtë paragraf, kërkoni tre parime domethënëse që dha mësim Profeti Jozef Smith në lidhje me Librin e Mormonit.

Presidenti Ezra Taft Benson shpjegoi më shumë rreth asaj se si Libri i Mormonit vepron si gurthemeli i besimit tonë. Ndërsa e lexoni citimin, nënvizoni fraza apo thënie që mund t’ju ndihmojnë t’ia përshkruani dikujt tjetër rolin qendror që luan Libri i Mormonit në besimin tonë.

“Ka tri mënyra në të cilat Libri i Mormonit është gurthemeli i besimit tonë. Ai është gurthemeli i dëshmimit tonë për Krishtin. Ai është gurthemeli i doktrinës sonë. Ai është gurthemeli i dëshmisë.

Libri i Mormonit është gurthemeli në dëshminë që japim për Jezu Krishtin, i cili është Vetë gurthemeli i çdo gjëje që bëjmë. Ai dëshmon për realitetin e Tij me fuqi dhe qartësi. …

Vetë Zoti shpalli se Libri i Mormonit përmban ‘plotësi[në e] ungjillit të Jezu Krishtit’ (DeB 20:9). Kjo nuk do të thotë se ai përmban çdo mësim, çdo doktrinë të zbuluar ndonjëherë. Përkundrazi, kjo do të thotë se në Librin e Mormonit ne do të gjejmë plotësinë e atyre doktrinave që kërkohen për shpëtimin tonë. Dhe ato janë dhënë mësim thjesht dhe qartë në mënyrë që edhe fëmijët të mund t’i mësojnë mënyrat e shpëtimit dhe ekzaltimit. …

Përfundimisht, Libri i Mormonit është gurthemeli i dëshmisë. Ashtu si harku shembet në qoftë se i hiqet gurthemeli, po kështu edhe e gjithë Kisha qëndron ose bie me vërtetësinë e Librit të Mormonit. Kundërshtarët e Kishës e kuptojnë këtë fare qartë. Kjo është arsyeja përse ata shkojnë kaq larg në përpjekje për të hedhur poshtë Librin e Mormonit, sepse nëse ai mund të zhvlerësohet, Profeti Jozef Smith zhvlerësohet bashkë me të. Po kështu edhe pretendimi ynë për çelësat e priftërisë dhe zbulesën dhe Kishën e rivendosur. Por në të njëjtën mënyrë, nëse Libri i Mormonit është i vërtetë – dhe miliona njerëz tanimë kanë dëshmuar se ata kanë marrë dëshminë e Shpirtit se ai është padyshim i vërtetë – atëherë duhen pranuar pretendimet e Rivendosjes dhe gjithçkaje që lidhet me të” (“The Book of Mormon—Keystone of Our Religion”, Ensign, nëntor 1986, f. 5–6).

  1. ikona e ditaritLexoni paragrafin e tetë të parathënies së Librit të Mormonit që fillon: “Ne ftojmë të gjithë njerëzit kudo … ”, dhe përcaktoni se si ju mund ta dini se Libri i Mormonit është i vërtetë. Pasi ta keni lexuar paragrafin, plotësojeni fjalinë në vijim në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Ndërsa lexojmë, përsiatim dhe lutemi, Fryma e Shenjtë do të …

Sikurse gurthemeli mbështet gurët e tjerë në një hark, dëshmia për Librin e Mormonit forcon dëshmitë tona për parime të tjera të rëndësishme të ungjillit. Lexoni paragrafin e nëntë të parathënies, që fillon: “Ata që marrin këtë dëshmi hyjnore … ”, dhe nënvizoni tri të vërtetat e tjera për të cilat do të merrni dëshmi ndërsa ndiqni këshillën në paragrafin e tetë. Ndërsa lexojmë, përsiatim dhe lutemi rreth Librit të Mormonit, Fryma e Shenjtë do të dëshmojë se ai është i vërtetë, se Jezusi është Krishti, se Jozef Smithi qe një profet i Perëndisë dhe se Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme është mbretëria e Zotit në tokë.

  1. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shpjegoni arsyen përse Libri i Mormonit quhet gurthemeli i besimit tonë.

Dëshmitë e Dëshmitarëve

Përfytyroni sikur jeni një gjykatës që po përpiqet të përcaktojë të vërtetën për atë që ndodhi në një konflikt midis dy palëve. Çfarë vlere do të kishte pasja e një dëshmitari të asaj që ndodhi? Çfarë vlere më të madhe do të kishte pasja e shumë dëshmitarëve?

Oliver Kaudri

Oliver Kaudri

Dejvid Uitmer

Dejvid Uitmer

Martin Herris

Martin Herris

Zoti u tregoi disa dëshmitarëve fletët e arta nga të cilat Jozef Smithi përktheu Librin e Mormonit. Lexoni “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve” dhe shenjoni tri ose katër fraza që ata përdorën për të dëshmuar për fletët dhe për daljen në dritë të Librit të Mormonit. Më pas lexoni “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve”. Vërini re ndryshimet në përvojat e dy grupeve, siç tregohen në tabelën më poshtë.

Tre Dëshmitarët

Tetë Dëshmitarët

  1. Një engjëll u tregoi fletët, Urimin dhe Thumimin, parzmoren, Liahonën [busullën] dhe shpatën e Labanit.

  1. Jozef Smithi u tregoi fletët.

  1. Zëri i Perëndisë shpalli hyjninë e analit.

  1. Ata i mbajtën (“i ngritë[n]”) fletët e arta.

  1. ikona e ditaritPërgjigjiuni pyetjes vijuese në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta: Përse është e rëndësishme që të kishte dëshmitarë të tjerë për fletët e arta përveç Jozef Smithit?

  2. ikona e ditaritNë ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta, shkruani dëshminë tuaj vetjake lidhur me Librin e Mormonit, Jozef Smithin dhe ungjillin e rivendosur të Jezu Krishtit. Nëse ndieni se ende nuk keni dëshminë tuaj vetjake, shkruani se çfarë do të bëni për ta zhvilluar dëshminë për Librin e Mormonit këtë vit. Për ta forcuar dëshminë tuaj, ndajini ndjenjat tuaja rreth asaj që shkruat me njërin prej prindërve apo një pjesëtar tjetër të familjes ose mik.

  1. ikona e ditaritShkruani sa vijon në fund të detyrave të sotme në ditarin tuaj të studimit të shkrimeve të shenjta:

    E kam studiuar mësimin “Materiale Hyrëse në Librin e Mormonit” dhe e përfundova më (datë).

    Pyetje, mendime dhe pikëpamje të tjera që do të doja t’i ndaja me mësuesin tim: